E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Italise Silvio Berluskoni jep doreheqjen italianet festojne

Kryeministri i Italise Silvio Berluskoni eshte viktima me e fundit e krizes dibitore te euros. Ai u detyrua te jepte doreheqjen nje jave pasi konstatoi se kishte humbur shumicen e mbeshtetjes ne parlament. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Henri Rixhwell ishte mes mijera njerezve qe u mblodhen ne Rome per te festuar largimin e Berluskonit nga posti.

Nje mase e madhe njerezish ishte mbledhur jashte pallatit presidencial ne Rome kur mberriti vargu i makinave me zotin Berluskoni.  Ai u prit nga turma me thirrje armiqesore.

Njerezit therrisnin me ze te larte bufon dhe mafioz dhe kerkonin doreheqjene tij. Atyre nuk iu desh te prisnin gjate. Takimi i zotit Berluskoni me Presidentin Napolitano zgjati vetem pak me shume se nje ore. Lajmi per doreheqjen e kryeministrit u perhap shpejt ne gjithe  Italine.

Italianet filluan festimet me shampanje filluan te kercenin neper rruge dhe sheshi u mbush me flamurin kombetar.

Nje burre i beri jehone ndjenjave te turmes duke thene se ne jemi te lire ne jemi me ne fund te lire.

Nje djale i ri tha se ai dhe te tjeret ishin rritur me zotin Berluskoni dhe te gezuar qe me ne fund ai u largua nga pushteti.

Shume te tjere bene humor me akuzat e ngritura kunder Berluskonit per mbremjet argetuese me vajza te reja.

Ish komisioneri i Bashkimit Evropian Mario Monti duket se do te fitoje miratimin e presidentit si kryeministri i ri teknokrat i Italise. Pergjegjesia e tij do te jete stabilizimi i ekonomise ne menyre qe te mbahen zgjedhjet e reja ndoshta ne fillim te vitit te ardhshem.

Media vendase njoftoi se Berluskoni ishte takuar me zotin Monti per dy ore per dreke dhe kishte pranuar ta mbeshteste ate si udheheqesin e ri te Italise.

Roma zjente nga lajmi se zotit Berluskoni i kishin mbetur vetem pak ore ne postin e kryeministrit. Sandro Falbo banor i Romes ishte mes njerezve te grumbulluar jashte parlamentit italian.

Jam teper i gezuar pasi dukej se Italia kishte humbur sensin e moralit ne vitit e fundit. Italia eshte krejtesisht e ndare dhe ne nuk i besojme njeri tjetrit. Shpresoj qe njerezit te rivendosin perseri sensin e shoqerise dhe ti besojne perseri njeri tjetrit.

Italia eshte nen presion nga partneret evropiane per te emeruar nje udheheqes te ri para hapjes se tregjeve te aksioneve neser. Analisti politik Klaudio Borgi thote se Mario Monti do te kete mbeshtetjen nderkombetare.

Ai eshte shume i pergatitur shume i pershtatshem per kete rol. Ai i njeh mire mekanizmat ekonomike te eurozones sepse ka sherbyer per dy mandate si komisioner i Bashkimit Evropian. Ajo qe nuk u pelqen njerezve ketu ne Itali eshte se ai nuk eshte zgjedhur.

Ky emerim mund te jete me shume peshe per te ardhmen e qeverise se udheheqesur nga Monti nderkohe qe ai do te perpiqet te zbatoje pakten 60 miliarde dollareshe te masave shtrenguese ekonomike te zones se euros. Brenda kater ditesh kriza evropiane e borxhit i detyroi udheheqesit e Greqise dhe Italise te japin doreheqjen. Megjithate shume analiste thone se nuk eshte e sigurt nese keto ndryshime te medha do te jene te mjaftueshem per te shpertuar monedhen euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›