Obama-familjarëve të viktimave: I gjithë kombi është me ju!

Obama ndodhet sot në Kolorado ku takoi familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit e tragjedisë së të premtes së kaluar në Aurora. Presidenti ndau me banorët përqafime dhe lot teksa u zotua “se ditë më të mira do të vijnë pas kësaj dite të errët”.
"U thashë atyre se fjalët janë gjithnjë të papërshtatshme në të tilla situata, por detyra ime kryesore është te jem përfaqësues i të gjithë vendit. T'u them se ne po mendojmë për ta në këtë moment dhe do të vazhdojmë të mendojmë për secilin prej tyre, çdo dite. Vetëdija se jo vetëm Amerika por e gjithë bota mendon për ta do te jete si ngushëllim", tha Obama.
Për sulmin vrasës kundrejt 12 personave të premten në një kinema ku shfaqej episodi i ri i filmit “Batman”, është arrestuar 24-vjeçari James Holmes, i cili rrezikon të dënohet me vdekje, ligj që është ende në fuqi në Kolorado./Start/
2012-07-23 14:44