Kryeministri i Malit të Zi Milo Djukanovic uron Kryeministrin Berisha për riemërimin
Kryeministri i Malit të Zi Milo Djukanovic uron, me anë të një mesazhi, Kryeministrin Berisha për riemërimin në këtë detyrë.
“I dashur Zoti Kryeministër,
I dashur Sali,
Me rastin e riemërimit Tuaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Ju përgëzoj përzemërsisht, në emër të qeverisë së Malit të Zi, me urimet më të mira për kryerjen me sukses të kësaj detyre të lartë.
Unë po përfitoj nga ky rast për të konfirmuar gatishmërinë e qeverisë së Malit të Zi dhe timen për të zgjeruar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve tona miq dhe tradicionalisht afër, në bazë të fqinjësisë së mirë dhe interesit të përbashkët. Kam besim se bashkëpunimi ynë i suksesshëm, i bazuar në kuptimin dhe mbështetjen e ndërsjellë, do të vazhdojë në rrugën drejt synimeve strategjike të përbashkëta europiane dhe euroatlantike, në të mirë të popujve dhe vendeve tona dhe rajonit ku ne banojmë si një i tërë.
Shpresoj t’Ju takoj dhe të vazhdoj të punoj me ju,
Sinqerisht
Milo Djukanovic”
25/09/2009