E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri kroat Jodranka Kosor uron z. Berisha për riemërimin si Kryeministër

Kryeministri i Kroacisë Jadranka Kosor uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në këtë detyrë.

“I dashur Kryeministër,

Me rastin e riemërimit tuaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jam shumë i kënaqur t’Ju uroj në emër të Republikës së Kroacisë dhe personalisht.

Do të dëshiroja gjithashtu t’Ju shprehja kënaqësinë time për nivelin e lartë të partneritetit midis qeverive dhe shteteve tona, si edhe besimin tim për të vazhduar zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona në të njëjtën frymë të bashkëpunimit dhe miqësisë, tani, gjithashtu, edhe brenda Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Në këtë kontekst, më lejoni të përdor këtë mundësi dhe të përsëris dëshirën time për të punuar ngushtësisht me ju në avancimin e vlerave tona të përbashkëta dhe mbështetjen e integrimit të Europës Jug lindore në strukturat Euro-Atlantike.

Ju lutem të pranoni, Shkëlqesia Juaj, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.

Jadranka Kosor”


25/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›