E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot pasdite nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave ku u miratuan nje sere vendimesh te rendesishme. Keshtu , Keshilli i Ministrave, me propoz

Sot pasdite nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave ku u miratuan nje sere vendimesh te rendesishme.
Keshtu , Keshilli i Ministrave, me propozim te ministrit te Financave, vendosi lirimin nga detyra te drejtorit te doganave Vaso Pilo i cili kalon ne detyre ne kabinetin e Kryeministrit si keshilltar, dhe ne vend te tij u emerua z.Sokol Kraja deri me sot drejtor i Drejtorise se Finances dhe Kontroll-Revizionit ne Ministrine e Puneve te Jashtme.

Gjithashtu me propozim te Ministrit te Financave eshte liruar nga detyra e drejtorit te Tatimeve z.Kujtim Brovina dhe ne vend te tij eshte emeruar z.Shpetim Idrizi. Motivi ne lidhje me shkarkimin perkates eshte per paaftesi ne drejtimin e administrates tatimore ne funksion te realizimit te detyrave te programuara si dhe mos krijimi i marredhenieve te nevojshme te partneritetit me komunitetin e biznesit vendas dhe te huaj.
Ne mbledhjen e sotme me propozim te ministrit te Transporteve dhe Telekomunikacioneve eshte liruar nga detyra edhe drejtori i Pergjithshem i Rrugeve Fatos Galanxhi me motivacionin " per mosrealizim detyrash ne afat".Ne vend te tij u emerua zoti Engjell Caka.

Ne kete mbledhje u miratua edhe vendimi për "Një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2002, miratuar për Ministritë dhe Institucionet Qëndrore".
Në buxhetin e vitit 2002, miratuar për Ministritë dhe Institucionet Qëndrore, do të shtohen fondet buxhetore për shkak të rritjes së pagave në administratën e lartë të shërbimit civil dhe të rritjes në përgjithësi të pagave të administratën publike.

Gjitashtu, u mor vendimi për "Dhënie fondi ndihmë partive politike, të reja". Në zbatim të Nenit 18 të ligjit 8580, datë 17.02.2000 "Për partitë politike", shteti në momentin e krijimin iu akordon partive politike të reja një fond prej 100 mije lekë secili. Kjo shumë do tu akordohet Partise Aleanca Socialiste e Shqipërisë dhe Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë, të cilat plotesojnë këtë kërkesë të ligjit.

Keshilli i Ministrave mori edhe vendimin për "Miratimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, për vendosjen e regjimit të lehtësuar të vizave për shtetasit e të dyja vendeve".
Kjo marrëveshje është formuluar nga delegacionet e të dy vendeve në fillim të vitit 2002 dhe ka zgjidhur shumë shqetësime në zbatimin e regjimit të vizave. Me kërkesën e palës shqiptare janë janë kërkuar lehtësira për përfaqësuesit e firmave apo organizatave të ndryshme, shoferët e transportit ndëkombëtar, pjesëmarrësit në shkëmbimet shkencore, kulturore dhe arsimore e sportive, nxënësit e studentët të cilët lirohen nga taksat për vizë dhe leje qëndrimi. Ndërsa pala bullgare në konceptimin e kësaj marrëveshjeje ka respektuar rregullat e imponuara nga regjimi i Shengenit ku bën pjesë, dhe duke patur në të njëjtën kohë, edhe interesat e shtetasve shqiptarë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të ketë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve, duke nxitur dhe krijuar lehtësi për kontaktet ndërmjet bizneseve dhe për shkëmbimet turitike ndërmjet dy vendev tona.

U miratua vendimi për "Trajtimin e punonjësve që dalin të papunë nga procesi i i ristukturimit të Uzinës Mekanike në Gramsh".
Vendimi i miratuar ka si qëllim ristrukturimin e ndërmarrjes për ta kthyer atë në një ndërmarrje eficente, me synim ruajtjen e kapaciteteve mbrojtëse, linjave të teknollogjive ekzistuese operacionale. Punonjësit e kësaj uzine që do të mbeten të papunë si pasojë e këtij procesi, do të trajtohen financiarisht për periudhën nga 1.1.2002 deri në 31.12.2002, me pagë mujore prej 13 596,4 lekë, ku do të përfshihen edhe sigurimet e detyrueshme në castin e shkëputjes nga puna dhe vlera e sigurimeve shoqërore.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u vendos për "Revokimin e vendimit nr.62, datë 7.3.2002, të Këshillit të Ministrave, "Për dhënien në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, të Vilës 30"
Revokimi i këtij vendimi të Këshillit të Ministrave lidhet me kundërshtimin që ka bërë Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ndaj tij, pasi Vila 30 së bashku me Vilën 4, janë të vetmet vila që shërbejnë për trajtimin e personaliteteve më të larta të Republikës së Shqipërisë dhe heqja e tyre nga administrimi i Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare kufizon ndjeshëm mundësinë e trajtimit të personaliteteve

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›