Kryeministri i dërgon mesazh ngushëllimi familjes së aktorit Bep Shiroka

Tiranë, 3 korrik, NOA - Kryeministri Sali Berisha i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjarëve të aktorit të njohur shkodran Bep Shiroka, i cili u nda nga jeta të enjten, më 1 korrik, në moshën 76 vjeçare.
Në mesazhin e tij drejtuar familjarëve të të ndjerit Shiroka, kreu i qeverisë, shprehet se Ndihem thellësisht i prekur nga lajmi për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj më të dashur dhe njëkohësisht të aktorit të madh shkodran, që me interpretimin e tij mbresëlënës, në kinematografi dhe teatër u ka falur spektatorëve shqiptarë shumë role interesante që do të ruhen gjatë në kujtesën e tyre.
Duke i shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta, shefi i qeverisë, evidentoi më tej në mesazhin e dërguar se Bep Shiroka me humorin e natyrshëm shkodran, të derdhur me shumë mjeshtëri në role kinematografike të shkëlqyera do të mbetet gjithmonë një figurë e paharruar për Shkodrën dhe për të gjithë artdashësit shqiptarë, të cilët do ta kujtojnë me nostalgji dhe nderim këtë artist fisnik.
Aktori shkodran Bep Shiroka, ndërroi jetë pas një ataku kardiak, në banesën e tij në qytetin lindjes, Shkodër.
Ai do të kujtohet si një figurë e spikatur me rolet e tij të njohura si atë të babait të nuses tek filmi Çifti i lumtur dhe në rolin e xhandarit tek Koncert në vitin 1936. Bep Shiroka u lind në 25 Shtator të vitit 1933 në Shkodër.
Ai e nisi karrierën e tij me rolin në dramën Nora e Kelmendit.
Bep Shiroka numëron 150 role, në kinema e teatër.
Për tu veçuar janë interpretimet e tij në komedinë Çifti i lumtur, në dramën Dasëm me Flamur, Franku i V-të, roli i Ram Sokolit në filmin Lugina e pushkatarëve, por roli që do ta bënte atë të njohur para gjithë artdashësve ishte ai i babait fanatik në filmin Çifti i Lumtur, i realizuar në vitin 1975, dhe roli i xhandar Veselit në filmin Koncert në vitin 1936.
mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")