E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri i ri me këshilltarët e "vjetër"

Qeveria e re është votuar në Kuvendin e Kosovës javën që kaloi. Kryeministri i njëjtë, ndërsa shumë emra të rinj kanë marrë besimin e deputetëve për një mandat katër vjeçar.
 

Megjithatë kabineti kryeministrit Thaçi ende nuk është plotësuar me informatat e reja. Disa prej këshilltarëve që figurojnë ende në faqen web te kryeministrisë, tashmë kanë marrë poste të reja.
 

Memli Krasniqi, si këshilltar i dikurshëm dhe zëdhënës, tashmë është Ministër i Kulturës. Dy prej këshilltarëve tjerë, Shaip Muja dhe Ilmi Reçica janë deputetë në Kuvendin e Kosovës, por ata vazhdojnë të jenë në faqen web si këshilltarë të kryeministrit. Pushimi i tepërt i kryeministrit, po përcillet me një tjetër pushim të stërzgjatur të stafit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›