Shpërbëhet njësia shumëkombëshe e betejës në veri
KFOR-i ka shpërndarë sot brigadën shumëkombëshe të betejës për veri, e cila u transformua në divizionin rajonal të përbashkët për Lindje. Reduktimi i trupave të KFOR-it u tha se vjen si rezultat i vlerësimit të situatës së sigurisë.
Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler e ka quajtur këtë akt, si një ditë të madhe.
Ai deklaroi se në Kosova aktualisht janë 7500 ushtarë, ndërsa brenda disa javësh do mbetin vetëm 5 mijë e 500 të tillë.
I tëri ky reduktim sipas tij bëhet pas vlerësimit të situatës e sigurisë. I pari i KFOR-it për Kosovë ka hedhur poshtë mundësinë që gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi të ketë tensionim të situatës në veri të Kosovës, megjithatë sipas tij KFOR-i është i gatshëm për çfarëdo situate.