E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sonte, mbrëmja gala e çmimeve Oskar

Në 16 maj të vitit 1929, date në të cilën u mbajt për herë të parë ceremonia e çmimeve Oskar, askush nuk e mendonte se ai do të kthehej në një eveniment kaq të rëndësishëm. Ashtu si dhe vitet e tjera, pritet që edhe këtë vit karakteret mbretërore të dominojnë sërish, duke ndjekur suksesin e ?The Queen? dhe ?Shakespeare in Love?. Mbrëmjen e sotme, do të hapë siparin edicioni I radhës I çmimeve Oskar dhe në termat e surprizave, kjo natë do të jetë e paharrueshme, së paku për disa. Ashtu si çdo vit, emrat më të lakuar do të jenë ato të personazheve më të njohura të ekraneve botërorë, si Nicole Cidman, Natalie Portman, Colin Firth, Ana Hathaway etj. Ndërkohë, si tradite e këtij evenimenti, është publikimi 24 orë përpara i ndarjes së çmimeve Oskar për performancat më të dobëta të vitit. Ashton Kutcher ka marre këtë vit çmimin si aktori më i dobët, i ndjekur nga idhulli i adoleshenteve amerikane dhe jo vetëm, Jessica Alba si aktorja më e dobët. Edhe filmi ?Sex and the city 2? mori tre çmime për performancën më të dobët të 4 personazheve kryesore, për xhirimet e tij me cilësi të dobët dhe çmimin për performancën më të dobët për të gjithë produksionin.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›