ZQRPP, nga 21 shkurt fillon regjistrimi i pasurive të paluajtshme
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njoftoi se prej datës 21 shkurt, ka filluar afishimi publik i regjistrimit fillestar të Pasurive të Paluajtshme të cilat ndodhen në zonën kadastrale nr. 8280 në Tiranë, Parku i Liqenit Artificial. Periudha e afishimit publik është 45 ditë kalendarike.
ZRPP, ripërsërit apelin për të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e Paluajtshme në zonën kadastrale përkatëse, se janë të ftuar të vijnë dhe të verifikojnë regjistrimin fillestar të pasurive të tyre.
Ndërkaq, nëse pronari si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë ka pretendime për pasaktësi ose mungesa në regjistrim, duhet ti paraqesë ato brenda afatit të afishimit, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë. Shqyrtimi i tyre, gjatë periudhës së afishimit publik është falas. Procesi i regjistrimit fillestar është falas për të gjithë subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie ose të drejta të tjera reale mbi Pasuritë e Paluajtshme.
Afishimin publik të regjistrimit fillestar të Pasurive të Paluajtshme, mund të shihet edhe në faqen zyrtare të internetit të ZRPP-së: www. zrpp.gov.al