UEFA, Milan barazon, Ajaksi arrin kreun

Pas pjeses se pare ku u goditen dy shtylla nga Inzagi, ne te dyten ishin vendasit e Portsmuthit u treguan me agresiv dhe me konkret.
Ne fillim ishte Kabul i cili ne minuten e 62-te shenoi golin e pare dhe 10 minuta me pas Kanu dyfishon rezultatin.
Anceloti vendos te reagoje dhe fut ne fushen e lojes Paton dhe Ronaldinjon. Ishte pikerisht Ronaldinjo ai i cili me nje goditje denimi perfekte shenon golin e pare, nderkohe ne minutat shtese, Inzagi gjen golin dhe barazon rezultatin ne 2-2.
Kuqezinjte ruajne vendin e pare ne grup, nderkohe qe ndeshjen e fundit e kane me Volfsburg ne “San Siro”.
Ajaksi i bashkangjitet Aston Viles ne krye te Grupit F. Skuadra e Van Basten siguroi nje fitore shume te rendesishme ne fushen e Hamburgut me rezultatin 1-0.
Goli i vetem per holandezet u shenua nga Santiago ne minuten e 78-te te ndeshjes.
Nderkohe Totenhem hedh nje hap te rendesishem drejt kualifikimit mes 32 skuadrave me te mira.
Skuadra e drejtuar nga Herri Rednep fitoi me rezultatin e ngushte 1-0 ndaj holandezeve te NEC Nijmingen fale golit te O’Hares duke marre 3 pike te rendesishme.
Pas kesaj fitoreje, Totenhem ngjitet ne krye te Grupit D me 6 pike po aq sa dhe Udinese. Edhe Mancester Sitit fitoi ne fushen e Shalke 04 me rezultatin 2-0.
Benxhani dhe Ajerlend ishin autoret e golave per Sitin qe tashme e sheh veten ne krye te grupit A me 6 pike, nderkohe qe ka edhe 2 ndeshje per te zhvilluar.
Olimpiakos fitoi 3 piket e para ne grup. Skuadra greke shkaterroi 5-1 Benfiken. Seria e golave per Olimpikos u hap qe ne minuten e 3 me ane te Galetit, nderkohe qe shenuan edhe Diogo, Beluski dhe Patsatsollu.
Goli i vetem per portugezet u realizua nga David Luis.