E Diel, 1 Nëntor 2026

Kine, ish futbollisti i U-21 denohet me vdekje

Ish lojtari i kombetares kineze U-21 eshte denuar me vdekje pasi u cilesua fajtor per vrasjen e nje personi, i cili i detyrohej disa te holla borxh.

Nje lajm nga Kina e larget ka tronditur boten e futbollit. Ish lojtari i kombetares kineze U-21 eshte denuar me vdekje pasi u cilesua fajtor per vrasjen e nje personi, i cili i detyrohej disa te holla borxh.

Lajmin e ka publikuar gazeta “South China Morning Post”, sipas se ciles, behet fjale per 30 vjecarin Wen Junwu, i cili ka mundesi ta zbuse denimin ne burgim te perjetshem. Ne te shkuaren, Wen ka luajtur per klubin me te rendesishem te vendit, Canton, ndersa ne vitin 1999 ai u perjashtua nga Guanghzou Apollo per shkak se u akuzua per baste te jashtligjshme, skandal ne te cilin u perfshi edhe trajneri i skuadres.

Ish lojtari i shpresave te Kines, ka edhe precedente te tjere, pasi ne te shkuaren ka dhunuar nje person, duke i rrembyer rreth 11 mije dollare.

Ky nuk eshte rasti i pare qe ne Kine futbollistet behen protagoniste te kronikes se zeze. Pak kohe me pare, dy futbolliste te Xiamen u sulmuan nga nje taksist, ndersa nje mesfushor i skuadres se Dalianit eshte vrare gjate momentit qe do te vizitonte te atin ne spital.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›