E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri irakian, cak i një atentati?

Autoritetet irakiane thanë se një sulm vetëvrasës që ndodhi më herët këtë javë, në qendër të Bagdadit, mund ta kishte për synim kryeministrin e vendit.

Zyrtari i operacioneve të sigurisë në Bagdad, gjeneral majori Qazim al-Mosavi tha se njësitë e inteligjencës kishin vënë në dukje një përpjekje për të sulmuar kryeministrin Nuri al-Maliki, apo edhe ndonjë politikan tjetër të lartë.

Sulmi me bombë i 28 nëntorit, brenda të ashtuquajturës “Zonë e gjelbër”, ndodhi një ditë para vizitës së zëvendës presidentit amerikan, Joe Biden në Irak.

Sulmi hapi dilema rreth çështjes së sigurisë, në një kohë kur trupat e mbetura amerikane po bëhen gati ta lëshojnë Irakun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›