E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duele gjigante

Holanda, Gjermania, Portugalia dhe Danimarka përbëjnë grupin B të “vdekjes” në Euro 2012, përcaktoi shorti i tërhequr në Kiev të premten. Kampioni në fuqi, Spanja do të ndeshet me Italinë, Kroacinë dhe Republikën e Irlandës në Grupin C. Franca, Anglia, Ukraina dhe Suedia janë kundërshtarë në Grupin D. Ndërsa Polonia, Rusia, Republika çeke dhe Greqia kompletojnë Grupin A.

Holanda, Danimarka, Gjermania dhe Portugalia përbëjnë grupin B, të “vdekjes” në Euro 2012, ka përcaktuar shorti i garës i tërhequr në Kiev. Kampioni në fuqi, Spanja gjendet në Grupin C përballë Italisë, Kroacisë dhe Republikës së Irlandës. Franca dhe Anglia janë kundërshtarë në Grupin D së bashku me nikoqirin Ukrainën dhe Suedinë.

Ndërsa Grupi A konsiderohet më i lehti, ku gjendet bashkë-nikoqiri Polonia, Greqia, Rusia dhe Republika çeke. Ndeshja hapëse e Euro 2012 do të jetë Poloni-Greqi më 8 qershor në Varshavë. Në mesin e katër grupeve, ai B bie më së tepërmi në sy, meqë gjenden disa prej kandidatëve kryesorë për titull. “Është grupi më i vështirë. Holanda dhe Portugalia kanë futbollistë të klasit botëror. Na presin duele mjaft interesante”, tha selektori i Gjermanisë, Joachim Loew.

“Edhe Danimarka është gjithmonë e papërshtatshme, një ekip tipik i garave të këtilla. Ata nuk kanë frikë nga emrat e mëdhenj, kjo i bën ata të rrezikshëm”, shtoi ai. Ndërsa, mesfushori holandez Wesley Sneijder tha për NOS-TV se: “Është short i vështirë, por i njohim mirë kundërshtarët tanë. Është me rëndësi të fitoni ndeshjen tuaj të parë. Me Gjermaninë dhe Portugalinë si kundërshtarë në vazhdim, dueli i parë kundër Danimarkës mund të jetë vendimtar”. Dy skuadrat e para nga secili grup kualifikohen për në fazën e mëtutjeshme të garës. Finalja zhvillohet më 1 korrik në Kiev.

Ukraina do ta befasojë botën

Euro 2012 vjen gjithnjë e më afër, ndërsa drejtori i garës për Ukrainë, Markiyan Lubkivskyi, ka premtuar se shteti është i gatshëm të befasojë botën. Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, në mars të vitit të kaluar lëshoi një ultimatum për Ukrainën duke thënë: “Nëse stadiumi në Kiev nuk ka përfunduar, atëherë ne nuk do të shkojmë atje dhe nëse nuk ka Kiev, nuk do të ketë as Ukrainë”. Por, stadiumi në Kiev dhe të tjerët në Lviv, Donetsk dhe Kharkib të gjithë tani janë gati sikurse edhe katër arenat polake në Varshavë, Wroclav, Poznan dhe Gdansk. “Jam optimist se do të befasojmë mbarë botën me mikpritje dhe organizim”, tha Lubkivskyi për Reuters TV.

12 milionë kërkesa për bileta, më e lira 30 euro

Drejtori i garës për Ukrainë, Markiyan Lubkivskyi ka bërë të ditur interesimin e madh për blerjen e biletave për Euro 2012. Për 500 mijë biletat e vëna në shitje nëpërmjet ueb faqes uefa.com janë bërë 12 milionë kërkesa. “Nga gjithsejtë 1.4 milionë bileta, 500 mijë tashmë janë shitur, ndërsa në shitje do të jenë edhe po aq të tjera pasi rreth 300-400 mijë i takojnë UEFA-s për sponsorë dhe partnerët e saj. Secilës federatë i takojnë 16 për qind të kapacitetit të stadiumit. Çmimet janë nga 30 euro deri në 600 euro, sa kushton finalja e garës”, tha Lubkivskyi.

Protestë e zhveshur nga aktivistet ukrainase

Aktivistet për të drejtat e femrave në Ukrainë kanë zhvilluar një demonstratë të zhveshur në stadiumin Olimpic të Kievit, në shenjë proteste për atë që thonë ato se janë përpjekje për legalizimin e prostitucionit gjatë Euro 2012. Pesë anëtare të grupit Femen brohoritën slogane dhe shpalosën mbishkrime duke kritikuar organizatorin e garës, UEFA-n. Zëdhënësja e Femenit, Inna Shevchenko, ka thënë se UEFA është “duke u munduar të ndikojë në qeverinë tonë” për të legalizuar prostitucionin.

Grupi A

Polonia

Greqi

Rusia

Republika çeke

Grupi B

Holanda

Danimarka

Gjermania

Portugalia

Grupi C

Spanja

Italia

Republika e Irlandës

Kroacia

Grupi D

Ukraina

Suedia

Franca

Anglia

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›