Rusia i propozon NATO-s ndarje te pergjegjesive

Presidenti rus Dmitri Mevdvedev u propozoi udheheqesve te NATO-s nje sistem te perbashket te mbrojtjes nga raketat qe e ndan mbrojtjen e Evropes mes dy ish-rivaleve te Luftes se Ftohte.
Gazetat ruse citojne zyrtaret te kene thene se plani percakton ndarjen e barabarte te pergjegjesise per mbrojtjen nga raketat te territoreve mes Rusise dhe NATO-s.
Medvedev tha te shtunen se i ashtuquajturi sistem per mbrojtjen nga raketat me sektore te vecante do te ishte mundesia me e pranueshme per Rusine.
I derguari rus ne NATO Dmitri Rogozin tha se nje marreveshje e tille mund te parandaloje konfrontime ne te ardhmen dhe te nxise bashkepunimin mes NATO-s dhe Rusise.
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha se hollesite e bashkepunimit te propozuar do te finalizohen para takimit te ministrave te mbrojtjes te Rusise dhe te NATO-s qe zhvillohet ne qershor te vitit 2011.