Terhiqet Dalai Lama

Dalai Lama e ka ndermend qe te terhiqet nga funksioni i kryesuesit te qeverise se Tibetit ne ekzil vitin e ardhshem pasi qe synon qe te kufizoje rolin e tij ceremonial ka deklaruar dje nje zedhenes i tij.
Levizja e Tibetit ne ekzil e vendosur qe nga viti 1960 ne qytetin Daramshale ne veri te Indise per here te pare ne menyre te drejtperdrejte zgjodhi nje udheheqes politik ne vitin 2001.
147Qe nga ajo kohe Shenjteria e tij gjithmone ka theksuar se eshte gjysme i pensionuar148 deklaroi zedhenesi i Dalai Lames Tenzin Takhla.
147Gjate muajve te kaluar Shenjteria e tij ka shqyrtuar mundesine qe te diskutoje me parlamentin e Tibetit ne ekzil terheqjen e tij eventuale148 tha Takhla.
Dalai Lama 75-vjecar fitues i cmimit Nobel per paqe eshte ikona e betejes se tibetianeve kunder pushtetit te Kines ne Tibet e gjithashtu njihet edhe si promovues i te drejtave te njeriut i dialogut mes religjioneve dhe i vlerave budiste.
Takhla tha se Dalai Lama do te ngrite ceshtjen e terheqjes se tij ne seancen e ardhshme te parlamentit e cila zhvillohet ne mars.
Kryetari i parlamentit te Tibetit Penpe Tsering theksoi se cdo tibetian do te deshironte qe ai te vazhdonte punen per aq kohe sa shendeti e lejon ta beje kete.