E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri italian, Mario Monti, viziton Shqipërinë në maj

Share

Kryeministri italian, Mario Monti, do vizitojë Tiranën në muajin maj. E bën të ditur agjencia italiane e lajmeve ANSA, e cila e përmend mes rreshtave të saj se kryeministri italian do vijë në vendin tonë.

Në fakt shkrimi i ANSA-s është për gazsjellësin TransAdriatik. Mbështetja e Italisë është vendimtare që ky projekt të fitojë gazin e Shah Denizit. Përzgjedhja do bëhet në mesin e vitit 2013. Tani topi është në duart e qeverisë italiane, në maj është parashikuar vizita e kryeministrit Mario Monti në Shqipëri dhe projekti TAP do të jetë një nga temat e bisedimeve me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, shkruan ANSA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›