Konferencë e përbashkët shtypi e kryeministrave Nano e Berluskoni Kryeministri Nano: Bashkepunim në të gjitha fushat me Italine Pas fjalës që mbajti në Kuvendin e Shqipërisë kryemin

Konferencë e përbashkët shtypi e kryeministrave Nano e Berluskoni
Kryeministri Nano: Bashkepunim në të gjitha fushat me Italine
Pas fjalës që mbajti në Kuvendin e Shqipërisë kryeministri italian Silvio Berluskoni, të dy kryeministrat, ai shqiptar Fatos Nano dhe italian Silvio Berluskoni, nënshkruan Marrëveshjen në Fushën e Turizmiit mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Italisë.
Kryeministrat Nano e Berluskoni dhanë edhe një konferencë për median shqiptare dhe italiane, e cila e ndoqi për nga afër vizitën e kryeministrit Berluskoni në Shqipëri.
Më poshtë janë pyetjet që gazetarët u bënë dy kryeministrave, Nano e Berluskoni dhe përgjigjet respektive të tyre.
Së pari e mori fjalën kryeministri Fatos Nano, i cili theksoi:
Kryeministri Fatos Nano: Pata sot kënaqësinë e veçantë të pres në emër të Qeverisë dhe shpresoj të të gjithë shqiptarëve në Shqipëri Kryeministrin e Republikës mike Italiane Silvio Berluskoni, në një vizitë miqësore dhe shumë intensive pune. Kjo vizitë na dha mundësinë të rimarrim argumentet e bashkëpunimit shumëdimensional midis dy vendeve të shoqëruara me shkëmbime dosjesh dhe mendimesh ekspertësh për bashkëpunim në fushat prioritare si: turizmi, sektori financiar, shkëmbimet kulturore dhe lajmi i mirë që na dha presidenti i Milanit, gjithashtu, që kjo skuadër e madhe do të na vizitojë së shpejti.
Më lejoni të vlerësoj se vizita e Presidentit Berluskoni vjen në një moment historik shumë të rëndësishëm për Shqipërinë siç është çelja e negociatave për stabilizim-asocim në BE. Për shkak të kontributit të veçantë që ka luajtur personalisht kryeministri Berluskoni në këtë ngjarje, unë e konsideroj vizitën e tij në Shqipëri një urë të re të rëndësishme të integrimit tonë në Europën e Bashkuar. U ndjemë sot njëlloj të rinj, të impenjuar për të vazhduar së bashku zhvillimin e instrumenteve dhe të marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit për të integruar sistemet institucionale, sistemet ekonomike, sistemet energjitike, në rrugën e përafrimit dhe integrimit të Shqipërisë në Europë. Patëm një stimulim të veçantë në takimin me shumë aktorë të tjerë të bashkëpunimit shqiptaro-italian që punojnë në vendin tonë që nga ndërtuesit e lavdëruesit të firmës "Falcione" me të cilët inauguruam murin e ri në Lumin Mat deri tek forcat e specializuara të policisë dhe të Guardia di Finanza, që së bashku me trupat respektive përkatëse të Republikës së Shqipërisë kanë bërë të mundur që për muajin e dytë rradhazi shifrat e emigracionit klandestinë nga Shqipëria në Itali të jenë zero. Në sintezë rezultati i vizitës është angazhimi i përbashkët që këtyre shifrave zero të bashkëpunimit negativ t'u shtojmë numra pozitiv të shkëmbimeve ekonomike, të investimeve kapitale, të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të kontributeve të përbashkëta evropiane për rajonin e Ballkanit.
Më lejoni të falenderoj edhe njëherë kryeministrin Berluskoni për kontributet e veçanta në zhvillimin e Shqipërisë së re.
Ndërsa kryeministri Berluskoi veçoi:
Berluskoni: Dua të falenderoj edhe unë kryeministrin Nano për mikpritjen. Sapo mbajta një fjalim në Parlamentin shqiptar, prandaj nuk do të përsëris këtu ato koncepte që unë i paraqita në Parlament.
Dua të them se ndaj plotësisht, kam të njëjtin mendim me fjalët që tha zoti Kryeministër dhe garantoj nga ana ime afërsinë dhe kontributin e Qeverisë sime dhe të vendit tim për Qeverinë e Fatos Nanos dhe për Shqipërinë.
Pyetje: Në vizitën e fundit të Kryeministrit Shqiptar Fatos Nano, të paktën sipas shtypit të këtushëm, ju keni premtuar një ndërhyrje të komunitetit bankar italian në procesin e privatizimit të Bankës së Kursimeve Shqiptare. Si dhe sa do të realizohet kjo?
Përgjigje: Kryeministri Berluskoni: Mendoj që prania e bankave në një vend është shumë i rëndësishëm për zhvillimet e shumë investimeve dhe të ndërmarrjeve të një vendi në një vend tjetër. Siç e dini, është prania e bankës më të madhe italiane siç është Banka e Romës. Ne dimë që është në proces e sipër privatizimi i Bankës më të madhe Shqiptare dhe i premtova zotit Kryeministër që të ndërhyjë personalisht pranë dy bankave kryesore italiane për të parë se cili është mendimi i tyre dhe situata e tyre aktuale, nëse mund të marrin pjesë në këtë proces privatizimi apo jo.
Pyetje: Projektligji i ri Bosi-Fini, ligji italian për emigracionin, a ka njëfarë llogaritje se cili efekti mbi bashkëatdhetarët shqiptarë që punojnë në Itali, dhe a do të shoqërohet kjo me liberalizimin e vizave, do të ketë një afat, sepse vetëm pak kohë më përpara, kemi parë protestat të studentëve shqiptarë para Ambasadës Italiane për viza?
Përgjigje: Kryeministri Berluskoni: Përsa i përket pyetjes tuaj së parë, ligji i ri i emigracionit i lejon të gjithë qytetarët e huaj, pra dhe qytetarëve shqiptarë, të rregullojnë pozitën e tyre në qoftë se kanë një punë. Pra edhe se menjëherë ky ligj ka të bëjë edhe me qytetarët shqiptarë, dhe në bazë të këtij ligji në qoftë se ata kanë punë do të krahasohen me gjithshka dhe për gjithshka me punonjësit italianë. Përsa i përket së ardhmes dhe është në interesin tonë të përbashkët që në të ardhmen të ketë një fluks më të madh qytetarësh shqiptarë që shkojnë në Itali, por në bazë të punëve sezonale, por gjithmon duke ndjekur rrugët legale. Dhe përsa na përket neve, në kuadrin e këtij fluksi ne do t'i kushtojmë një vëmendje më të veçantë Shqipërisë duke i caktuar një kuotë më të lartë në krahasim me vendet e tjera.
Përsa i përket liberalizimit të regjimit të vizave, ju e dini që Italia duhet të respektojë procedurat dhe disiplinën e vendeve evropiane.
Dhe natyrisht, duke respektuar këto rregulla evropiane, do të mundohemi të lehtësojmë vajtjen në Itali të qytetarëve shqiptarë dhe sidomos të asaj kategorie që ju theksuat, pra, studentët shqiptarë në mënyrë që të rritet numri i tyre që studjojnë në Itali.
Më lejoni të theksoj që vendi im falenderon Qeverinë e Kryeministrit Nano për mësimin e gjuhës italiane që është futur këtë vit për herë të parë në të gjitha shkollat shqiptare, dhe për programet e të ardhmes për të përhapur akoma më tej mësimin e gjuhës italiane pranë shkollave shqiptare.
Pyetje: Cili ka qënë roli i Shqipërisë në Rajon, dhe sa i shërben integrimit Ballkanik?
Përgjigje: Kryeministri Berluskoni: E konsideroj një fitore rolin e Shqipërisë në zonën ballkanike, dhe në këtë kontest që rritja e raporteve me Shqipërinë që të fillojmë të implementojmë projekte të përbashkëta, dhe këtu kujtoj marrëveshjen e pak kohëve më parë në Bari për Korridorin 8, dhe pastaj mendojmë që do të ketë një njohje më të madhe të Shqipërisë nga ana e qytetarëve italianë. Për këtë kemi vendosur të prezantojmë një cikël emisionesh dhe për këtë qëllim është një grup e kanalit televiziv publik RAI DUE, që po bën disa xhirime në gjithë Shqipërinë edhe me ligjin sidomos me ligjin që ka të bëjë me veprimtarinë e ndërmarrjeve ekonomike, pra ato që do të krijonin lehtësira për zhvillimin e ndërmarrjeve, dhe e konsiderojmë shumë të favorshme për biznesin, reduktimin e taksës mbi fitimin prej 20%.
Dhe kjo njohje më e mirë duhet të kontribuojë në radhë të parë në rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe nga ana tjetër, flukset turistike italiane në Shqipëri, dhe e gjitha kjo do të sjellë rritjen e numrit të sipërmarrësve dhe të investitorëve italianë, të cilët duhet të vendosen dhe duhet të fillojnë të investojnë në Shqipëri. Dhe kësaj i shtoj edhe faktin që Italia është donatori kryesor i Shqipërisë që do të ketë mbështetje dhe nga ana financiare për vendin tuaj dhe shpresojmë që ta ruajmë këtë vend të parë edhe në të ardhmen.
Pyetje: Në rast se do të ketë pengesa Kryeministri Nano në punën e mirë që ka nisur, ku mendoni se do të konsistojë ndihma juaj?
Përgjigje: Kryeministri Berluskoni: Unë besoj se Shqipëria ka juristë mjaft të aftë që mund të mendojnë ata vetë për ndërtimin e institucioneve në Shqipëri. Por nëse dikush kërkon të zhytet në eksperiencën e shtetit të së drejtës në Itali, që nga koha romake dhe që është zhvilluar në shekuj, ne ju mirëpresim.
Kryeministri Nano: Nëse mund të bëjmë një ndërhyrje, zoti Lesi është një emër shumë i rëndësishëm për mediat, e kishte fjalën për nëndetëset klandestine. Nëse ne arritëm të bllokojmë skafet klandestine, neve jemi ndeshur dhe me ujrat e errëta, të zymta.
Pyetje: Ekziston një marrëveshje midis Shqipërisë dhe Italisë lidhur me Syrin e Kaltër, për ujin që do të shkojë drejt Pulias. A mund të na thoni sa shkon ky investim dhe kush e financon këtë projekt?
Përgjigje: Kryeministri Berluskoni: Besoj se ky projekt ka avancuar, por më tepër, më detajuar për këtë do të flasë edhe presidenti i rajonit të Pulias. Do t'ju kujtoj se së shpejti do të jetë një vizitë dyditore në Shqipëri dhe kjo vizitë dfo të bëhet në kuadrin e kongresit që do të mbahet më 31 tetor e Partisë Radikale. Dhe besoj që edhe Italia do të marrë pjesë në këtë kongres të Partisë Radikale Ndërkombëtare, sidomos që ka një rol shumë të rëndësishëm përsa i përket të drejtave të njeriut panndërkombëtar.
Kryeministri Nano: Unë mund të shtoja vetëm që ujësjellësi është vetëm një nga strukturat të bashkëpunimit dhe të angazhimit të përbashkët për integrimin e sistemeve ekonomike. Riintegrohet në të gjitha infrastrukturat e tjera të korridorit 8. Pra është me më shumë se një korsi, nuk është vetëm vajtje por edhe ardhje, dhe besoj se nuk ka më ekuivok për të kuptuar që është i vetfinancueshëm, ujë për energji.
Kryeministri Berluskoni: Do të doja të shtoja diçka mbi ato që thashë pak më parë, përsa i përket trafikut të klandestinëve në Itali, vetëm në dy shifra që ju sollët si shëmbull, që tregojnë me fakte se shumë nga klandestinët që nga Shqipëria arrijnë në Itali, nuk janë qytetarë shqiptarë por janë qytetarë të tjerë të huaj që kalojnë tranzit nëpër Shqipëri dhe mbërrijnë në Itali. Pra po bëjë një përmbledhje të të dhënave në lidhje me numrin e klandestinëve që kanë arritur në rajonin e Pulias pikërisht në periudhën 1 shtator dhe 30 shtator të vitit 2000. Pra, në 1114 klandestinësh vetëm 292 ishin shqiptarë, 552 ishin nga Iraku dhe 270 nga Turqia dhe vende të tjera. Dhe kjo tregon që industria e trafikut të klandestinëve ka rrënjët shumë të thella pikërisht në të tëra këto vende. Prandaj, duhet të kërkojmë ashtu siç është vepruar në këtë kohë për të kontrolluar dhe këtë pjesë të hapësirës ujore. Eshtë e rëndësishme edhe aktiviteti goditës ndaj këtyre trafiqeve brenda territoreve, natyrisht në bashkëpunime politike me vendet e tjera, dhe gjë që ne po e bëjmë në bashkëpunim mes dy vendeve tona.