Merkel: Greqia duhet të presë për paketën financiare

Kancelarja Angela Merkel tha se Gjermania do të presë derisa ekspertët të mbarojnë rishqyrtimin e gjedjes së financave të Greqisë këtë javë përpara se t`u përgjigjen edhe indicieve se Greqia mund të ketë nevojë për ndihma të reja.
Merkel i bëri këto komente në Berlin në kohën kur zyrtarët nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar filluan inspektimin e financave greke.
Vizita e tyre në Athinë realizohet një vit pasi Greqia u shpëtua nga falimentimi me paketën financiare prej 110 miliardë euro.
Më 16 maj, ministrat e financave të eurozonës do të diskutojnë nëse Greqia ka nevojë për ndihma shtesë.