Egjip, Mubarak edhe 15 ditë të tjera në baraburgim
Presidenti egjiptian Hosni Mubarak do të qëndrojë edhe 15 ditë të tjera në paraburgim. Kështu ka vendosur prokuroria në egjipt për Mubarakun i cili ndodhet ende në spital.
Mubarak, i cili u përmbys nga pushteti në 11 shkurt pas tre dekadave në pushtet, po merret në pyetje në kuadër të hetimeve për vrasjen e protestuesve dhe abuzimin e fondeve publike ndërkohë që ai i mohon akuzat.
Mubarak u paraburgos në 13 prill por nuk është larguar nga spitali në Sharm El-Sheik ku u dërgua pas problemeve shëndetësore.