Kryeministri japonez takon ushtarakët për herë të parë

Tokio, 19 gusht - Kryeministri japonez, Naoto Kan, është takuar sot me shefat e ushtrisë, përpara një rishikimi që mund të çojë në ndryshimet më të mëdha në vite të politikës së mbrojtjes, duke përfshirë lehtësimin e kufizimeve të vendosura nga një kushtetutë paqësore, pas humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
“Roli i forcave mbrojtëse po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për paqen e Japonisë”, tha Kan, i cili në qershor mori postin e kryeministrit.
Ministri i Brendshëm, Toshimi Kitazawa, deklaroi për agjencinë Reuters se në takimin me Kan dhe katër shefat e ushtrisë është diskutuar ndër të tjera çështja e Koresë Veriore dhe Kinës, por nuk ka elaboruar më shumë.
Kushtetuta e Japonisë ndalon fillimin e luftës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare dhe forcimin e ushtrisë.