E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezoluta serbe, Ademi:Maqedonia s'dondryshoje qendrim

SHKUP- Maqedonia pritet që të mos e mbështes miratimin e rezolutës për Kosovën, të cilën Serbia e ka dorëzuar në OKB. Kështu janë deklaruar përfaqësuesit shqiptar në qeverinë e Maqedonisë, zëvendëskryeministri, Abdilaqim Ademi dhe Sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë, Abdulkadër Memedi. Ndwrsa kryeministri, Nikolla Gruevski dhe presidenti, Gjorgje Ivanov deri më tani nuk kanë shpalosur qëndrimin e tyre për rezolutën serbe. Burime pranë Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, bëjnë të ditur se, Maqedonia ka presion nga bashkësia ndërkombëtare për të votuar kundër rezolutës serbë, mirëpo bëhet e ditur se për një veprim të tillë Shkupi zyrtar nuk është i gatshëm, për shkak të frikës nga ftohja e raporteve me Beogradin. Mësohet se presidenti Maqedonas do të mbajë qëndrim neutral ndaj kësaj çështje. Ndryshe, zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi deklaroi të mërkurën se, "Maqedonia nuk do të marrë ndonjë vendim që do të bjerë në kundërshtim me veprimet e deritanishme".“Për sa i përket iniciativës serbe në OKB mendoj se Maqedonia nuk do të marrë ndonjë vendim i cili do të bjerë në kundërshtim me veprimet e deritanishme .Qeveria e Republikës së Maqedonisë që në momentin kur vendosi për të pranuar qeverinë e Kosovës ka ndjekur parimet e parashikuara në planin e Ahtisari dhe ka ndjekur vijën e partnerëve dhe aleatëve tanë rreth proçesit të pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Ademi. Kohë më parë edhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë, Abdulkadër Memedi, i pyetur për iniciativën serbe në OKB, tha se Maqedonia nuk do të marrë ndonjë vendim, i cili bie në kundërshtim me veprimet e deritanishme për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›