E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Nuk më vjen keq për deklaratën për xhaminë

Ohio, 19 gusht – Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar dje se nuk i vjen keq që ka mbrojtur të drejtën e myslimanëve për ndërtimin e xhamisë afër vendit të sulmit të 11 shtatorit në New York, që ka shkaktuar debat në SHBA.

“Përgjigja është: nuk më vjen keq”, ka thënë Obama për televizionin NBC, e cila e pyeti për këtë temë gjatë vizitës së një familje në Columbus (Ohio).

Obama ka mbështetur më parë të drejtën për ngritjen e xhamisë afër vendit, ku dikur ishin kullat binjake në New York.

 Deklarata e Obamës ka shkaktuar stuhi medietike dhe mosbesim te familjet e viktimave të sulmit, ndërsa shumë anëtarë të Partisë Republikane, midis të cilëve dhe Sarah Palin, kanë akuzuar presidentin se po largohet nga pjesa tjetër e popullsisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›