E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa eshte gjalle margjinalizohet, kur te vdese mund te dekorohet!

Nga Blerim Sh. Shala
1.Skenari i deshiruar nr.1:
Ka qene burre fort i mire dhe shume i ndershem. Trim me flete dhe sypatrembur. Luftetar i madh i te drejtave te njeriut. Patriot i madh dhe shqiptar i madh! Njeri i sakrifices, perkushtimit, flijimit, vetmohimit dhe ndergjegja e popullit te roberuar shqiptar dhe te gjithe popujve te roberuar te botes. Njeriu qe ka bere me se shumti burg ne Evrope per fjalen e lire, liri dhe demokraci. Njeriu qe na ka hapur syte qe te qendrojme ne trojet tona e te mos shperngulemi per Turqi. Shkrimtari i guximshem qe per leximin e romaneve te ndaluara te tij shkohej ne burg! Ai qe ka folur, sakrifikuar dhe vdekur me mijra here per kete popull. Qe e mundi Vuk Drashkoviqin ne Beograd duke shkaktuar reagime te shumta ne Serbise. Adem Demaci, i Madhi Baca Adem e hapi Zyren e UCK-se ne Prishtine duke pranuar te behet Perfaqesues Politik i UCK-se ne qytetin e rrethuar dhe te stermbushur me police, paramilitare dhe ushtare serbe ne kohen kur te tjeret ne me krye Ibrahim Rugoven deklaronin se eshte pjelle e UDB-se se Serbise! Ky njeri i madh e mbrojti hapatas UCK-ne se nuk eshte terroriste kur te tjeret thonin se nuk ka kurrfare ushtrie pos do grupeve terroriste dhe kerkonin hetim nderkombetar. Baca Adem e ka nenshkruar kallezimin penal kunder Sllobodan Millosheviqit si kryetar i KMDLNj-se deri sa te tjeret bisedonin me te. E forcoi dhe e shnderroi KMDLNj-en ne drite informative kundruall territ dezinformativ. Ka qene shqiptari i vetem qe ka fituar me merite Cmimin Sakharov per Mendim dhe Fjale te Lire si dhe disa cmime te tjera nderkombetare per te drejtat e njeriut. Ishte dhe mbeti perkrahes i paluhatshem i luftes heroike te UCK-se dhe mbrojtes i vertete i vlerave te luftes. Gjithashtu , ishte dhe mbeti denoncuesi me i madh i vlerave te rrejshme, mashtruesve, kontrabandisteve te vlerave te luftes, matrapazeve te te gjitha llojeve. I respektoi miqte nderkombetare por asnjehere nuk ua bente rrafsh kur ishin ne pyetje interesat e Kosoves dhe shqiptareve. Per kete arsye e refuzoi Konferencen e Rambujese dhe mbeti thuaja i vetmuar. Hyri ne "konflikt" me disa miq nderkombetare kur ata e cilesuan UCK-ne si organizate terroriste dhe kur ofronin nje autonomi ne kuader te Serbise. Kur ishin te rrezikuar shqiptaret i mbronte ata me tere qenien e tij ndersa kur pjesetaret e pakicave ishin te rrezikuara pas perfundimit te luftes, u rreshtua ne anen e pakicave. Prandaj, Kosova dhe krejt shqiptaria krenohet qe ka pasur nje njeri te tille! Krejt ne fund, lavdi jetes dhe vepres se pavdekshme te aktivistit te madh per te drejtat e njeriut, Simbolit te Rezistences, atdhetarit, politikanit dhe udherrefyesit te pagabueshem drejt lirise dhe pavaresise se Kosoves, te madhit Bace Adem Demacit!
Keto fjale, lexues te nderuar do t'i flisnin nje pjese e politikaneve kosovare ne nje mbledhje komemorative per Adem Demacin apo gjate ceremonise se varrimit qe e deshirojne, pa asnje dyshim! Natyrisht se do te perkujdeseshin qe kjo ngjarje apo eveniment ( nga fjalori i injoranteve politik) do te shnderrohej ne spektakel, jo per vleresimin e Baces Adem por per promovime personale, partiake, politike! Me nje fjale do te shnderrohej ne nje folklor te ulet politiko- patriotik! Adem Demaci nuk do te ishte ne gjendje te fliste ndersa ata pak shoke qe edhe tash kane mbetur idealiste, ose do te margjinalizoheshin, ose do te mbaheshin ne mbajtje 24 oreshe sikur ne kohen kur diktatori dhe krimineli prej pelushi, Josip Broz Tito e vizitonte Kosoven ndersa atdhetaret e vertete izoloheshin per aq kohe sa zgjaste vizita!
2.Po si vleresohet sot Adem Demaci nga protagonistet e Skenarit te deshiruar nr.1?
baca adem eshte tekanjoz, ngaterrestar, hakmarres dhe konfliktuoz. Eshte kunder krejt botes. Nuk ka bere kurrefare burgu por ka qene i vendosur tere kohen ne nje hotel luksoz dhe ka punuar per UDB-ne. Prej kushteve te mira dhe luksit te tepert duket se ka rrjedhur nga mendja! Nuk ka shkruar asgje te hajrit pervec do shkarravinave ndersa me te mirin roman e ka shkruar ne gjuhen serbe( duke aluduar ne librin per Vetmohimin ). Na mori ne cafe duke e refuzuar Marreveshjen e Rambujese. Deri sa ne , nga dhuna dhe terrori serb e jo se nuk e donim Kosoven u detyruam ta leshojme Kosoven ai shetitej neper qender te Prishtines nen mbrojtje te policise serbe! Po te ishte aq patriot dhe i hajrit a do ta lenin te gjalle a? Asnjehere nuk ka qene Perfaqesues Politik i UCK-se dhe nuk ka udhehequr kurrfare zyre e lere me te UCK-e. Aso zyre mund te kete pasur ne Argjentine por jo edhe ne Prishtine. Ka qene i ngarkuar per t'i formuar institucionet e Kosoves ne kohen kur bira e minit ishte 300.000 grosh. Po te ishte mare e mire do te kishte hequr qafe policia e Serbise. Nuk po i intereson shteti por pushteti dhe me cdo kusht deshiron te na merr pushtetin. Madje, edhe Cmimin Sakharov nuk e ka marr me merite si presidenti i ndjere dhe historik Ibrahim Rugova por e ka marr si akt meshire qe e kane mbajtur ne burg ( hotel me disa yje). Shitet si patriot por per Rada Trajkoviqin e jep Kosoven. A nuk e propozoi edhe per presidente te Kosoves?! Ne vend si t'ia sheh dikush hajrin e sheh duke luajtur valle me rome, ashkalinj, egjiptas, boshnjak, turq etj. Duke u angazhuar per kthimin e serbeve te zhvendosur, ne fakt po ndihmon kolonizimin e saj! Po thote se duhet t'i ngritet nje permendore Sllobodan Millosheviqit qe Kosova eshte e lire. Ne po duam te hyjme ne Evrope e te takohemi me Elton Xhonin, Xhorxh Majkllin dhe ta vizitojme varrin e Fredi Merkjurit e ai po na flet per do fare Adem Jashara, Fehmi Lladrovca, Bekim Berisha?! Ta degjojme kengen per Dede Gjo Lulin! Kush e degjon ate muzike pervec atij, Zoti ia falte gjynahet! Neve qe luftuam per Kosoven dhe qe e cliruam duke bere zefk dhe qejf, e qe tash e kemi shnderruar ne placke lufte duke e vjedhur ku ka dhe ku nuk ka po na thote se do te vije nje kohe kur te gjallet do ua kene lakmi te vdekurve! Pastaj, se nuk do te mbetet askush pa u korite! Dhe kujt? Neve , qe askush nuk mund te na e thote nje fjale te mire e lere me te keqe po, falja o i madhi Zot se ashiqare duket se nuk eshte mire! Prandaj, merre te ti atje lart ne qiell e ne ja kryejme procedurat ketu poshte, ne toke! Sepse, jemi mjeshter te vertete dhe te paperseritshem per improvizime dhe spektakle! Deri sa te shkoje keshtu!
3. Cka kane bere institucionet e Kosoves, tash shteti i Kosoves per Adem Demacin?
Deri te qeveria e Hashim Thacit nuk kane bere asgje. Ama bash asgje! Asnjera Qeveri! Tash po thone se ka qene kohe tjeter dhe se nuk kane pasur mundesi! Ndersa per te blere vetura super te shtrenjta, per t'u mbytur ne luks ne nje mjedis tmerresisht te varfer kane pasur mundesi. Per promovime personale, partiake, politike, klanore kane pasur gjithmone mjete. Askujt nuk i ka interesuar as ku jeton, me cka jeton, a ka kushte per banim, per pune, kujdes shendetesor etj.? Nuk ka pasur asnje perkujdesje institucionale. Perkundrazi, e kane denoncuar te nderkombetaret si pengues te proceseve demokratike, nacionalist, ekstremist etj. Jane munduar ta hedhin ne margjina duke ia ngushtuar dhe pamundesuar qasjen si dhe hapesiren ne media te shkruara dhe elektronike. E kane censuruar edhe ne mediumin publik ku ishte kryetar i Bordit. Ndonje komandant hajdut e ka censuruar edhe ne varrime. Per ta mbuluar poshtersine e tyre jane munduar ta mbulojne me pluhurin e harreses. T'ia mbyllin gojen, syte dhe veshet. Ta ndajne nga heronjt e luftes se lavdishme te UCK-se e shume marifetlleqe dhe ultesira te tjera!
4. Po cka beri qeveria Thaci per Adem Demacin?
Per qellime pragmatike apo politike u mundua te beje megjithate dicka. E ftoi ne castin e shpalljes se pavaresise se Kosoves. Boterisht tha se liria dhe pavaresia e Kosoves nuk do te kishte permbajtje pa sakrificen dhe pranine e Adem Demacit. Pranoi qe t'i ndaje mjetet per blerjen e shtepise ku dikur ishte Zyra e Perfaqesuesit Politik te UCK-se. I ndau nje kompensim material mujor, jo si nje rroge mujore por si nje transfer i thjeshte!!!!! I ndau nje makine ne kohen kur tezet e badigardeve vozisin xhipa te shtrenjt te blere me parate e buxhetit te Kosoves. Apo, kur gjithashtu disa ministra u blejne makina te shtrenjta me parate e buxhetit te Kosoves ( te vjedhura gjithsesi) kurtizaneve qe e kalojne nje nate me to! Madje u blejne edhe banesa apo vila ne lagjet me elite ne qytete te Kosoves, Shqiperise apo shteteve te tjera ekzotike! Dhe ketu perfundon tregimi.
5. Cila eshte e verteta per Adem Demacin ?
Jane te verteta te gjitha ato nga numri 1 i ketij shkrimi. Vetem dua te shtoj se Adem Demacit aspak nuk i ka interesuar dhe nuk i intereson pushteti por vetem shteti! Andaj, askush qe ka sot "pushtet" nuk do te duhet te ndjehet i rrezikuar nga Adem Demaci sepse Baca Adem ne asnje menyre nuk do t'ua marr pushtetin. E them kete me bindje te plote! Adem Demaci nuk ka nevoje per pension sepse nuk eshte pensionuar dhe asnjehere nuk do te pensionohet ne mbrojtje te interesit te popullit shqiptar, shtetit te Kosoves dhe mbare njerezimit! Eshte njeri nder te rrallet qe ka cka te thote, qe i punon truri dhe qe i besohet, nese jo ne Kosove , ne vendet e tjera gjithsesi! E ka nje te kaluar dhe te tashme qe institucionet e Kosoves do te mund ta shfrytezonin ne planin nderkombetar , sidomos per lobimin per njohjen e Kosoves si shtet! E jo qe, disa halahula qe flasin per lobim e as qe ua ndien per Kosoven! Dhe qe kredibilitetin e tyre e kane ndertuar me injorancen e tyre! Nuk kane mbetur ne jete shume fitues te Cmimit Sakharov dhe nuk mund te krenohen shume shtete se kane bartes te ketij cmimi ne mesin e tyre! Pse mos te shfrytezohet ky Institucion dhe Autoritet Kombetar dhe Nderkombetar?! Te gjithe politikanet , shqiptare dhe kosovare kane deshire te krahasojne Adem Demacin me Nelson Mendelen. Kur duan te mburren me te. Sepse kane deficit te autoritetit! E pse atehere nuk bejne krahasime ne trajtimin qe i eshte bere Nelson Mendeles nga shteti i Afrikes se Jugut dhe trajtimit qe i eshte bere dhe po ibehet Adem Demacit nga shteti i Kosoves?! Cfare kushte per pune ka sot Adem Demaci dhe a ka kushte jetese. Kurrfare hic! Per te shkuar ne banese ku jeton dhe e cila nuk eshte e tij duhet t'i kaloje nja 150 shkalle. Nuk ka kabinet pune, personel ne nderkohe qe disa ish udheheqes komunist te para luftes ende jetojne ne vilat qe ua ka ndare ish sistemi komunist jugosllav! Mos te flasim edhe per disa antivlera politike dhe kombetare qe jetojne ne palate ata vet apo pasardhesit e tyre!
Adem Demaci nuk eshte njeri i luksit dhe shpirti i tij nuk mvaret nga nje makine apo transfer mujor. As qe i bejne pershtypje ato gjera. Madje ato mund t'i ktheje prapa pa asnje problem. Edhe makinen, edhe transferin mujor! Ai meriton perkujdesje institucionale si te gjitha vlerat kombetare dhe njerezore ne shtetet normale. E kaluara e tij, e tashmja por edhe e ardhmja duhet t'i siguroje nje status te vecante sa eshte gjalle, e jo pasi te vdes. Ai duhet ta kete nje vend te vecante ne Parlament me te drejte qe t'i drejtohet popullit ne situata kur eshte e nevojshme. Sepse ai eshte mbi te gjitha partite dhe nuk mund te hyje ne kafazin e asnje partie! Pastaj duket se nuk e ka mendjen te vdes shpejt apo sic thote ai:" jo para se te ne percjelle ne ate bote neve spekulanteve dhe dalaverxhinjve". Nga fakti se i parasheh ngjarjet me nje saktesi te tmerrshme, t'ua them te drejten se nuk po ndjehem edhe aq mire! E lere me keta te tjeret!
6. Si perfundim:
Nese e keni lexuar me kujdes kete shkrim atehere lehte do te jeni ne gjendje ta kuptoni se Baca Adem nuk ka shkuar ne Sarande per pushime verore apo se ka deshire te notoje ne det si Mao Ce Duni apo Sali Berisha! Eshte fjale e rende, ndoshta edhe per Bacen por une e them se ai atje eshte ne internim! Eshte internuar nga politika kosovare dhe nderkombetare. Edhe asaj shqiptare e cila i ka ofruar kushtet per internim meqe ka nje pervoje te shkelqyeshme nga e kaluara. Ne fund te fundit ka qene nje si rregull me pare! Pas vuajtjes se denimit, te "liruarit" jane derguar ne internim! Adem Demaci i ka kaluar afersisht 29 vjet ne burgjet jugosllave. E sa kohe do te kaloje ne internim vertet nuk e di! Besoj se as ju nuk e dini!
* Autori i shkrimit eshte drejtor ekzekutiv i KMDLNj-se. Qendrimet ne kete shkrim jane personale

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›