Kryeministri jep dorëheqjen: Nuk mbajti premtimet e bëra
Kryeministri japonez, Yuio Hatoyama, ka dhënë dje dorëheqjen për të përmirësuar shanset e partisë së tij në zgjedhjet e muajit të ardhshëm. Kjo sepse popullariteti i tij ra në mënyrë të ndjeshme, pasi ai nuk arriti që të mbante premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale për të hequr bazën amerikane nga vendi. Ministri i Financave, Naoto Kan, që ka një imazh të pastër ka dalë si pasardhësi i mundshëm i ish-kryeministrit. Ai ka dhënë sinjale të menjëhershme se ka ndërmend që të konkurrojë për të marrë kreun e partisë, asaj Demokratike.
Hatoyma e mori postin e Kryeministrit 8 muaj më parë, pasi partia e tij mundi konservatorët që kishin vite që ishin në pushtet. Ata premtuan që do të sillnin ndryshime dhe transparencë në qeverisje, ndërkohë që Japonia po përballet me krizën më të rëndë ekonomike në vend dhe me problemin e një popullsie që po plaket me ritme të shpejta dhe ka humbur vitalitet. Ndaj kur ai nuk ka mbajtur premtimet e tij mbi të gjitha atë të largimit të bazës amerikane në vend dhe stafi i tij është përfshirë në një skandal financiar niveli i tij i mbështetjes nga populli ranë masën 20%.
Hatoyama, një profesor milioner 63-vjeçar me një doktoraturë nga Universiteti i Standfordit në SHBA është Kryeministri i katërt që është larguar nga vendi i punës këto 4 vitet e fundit.