Kryeministri maqedonas viziton Prespen
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka vizituar dje Komunen e Liqenasit ne Korce nje zone me minoritet maqedonas. Kreu i qeverise maqedonase ka theksuar marredheniet e mira dypaleshe jo vetem me bashkejetesen e mire te komuniteteve etnike por edhe ne ato politike te cilat i ka konsideruar te suksesshme per sa i perket nivelit te bisedimeve dhe marreveshjeve te perbashketa. Kryeministri maqedonas i eshte shmangur pyetjes mbi tekstet shkollore maqedonase ne te cilat origjina e shqiptareve cilesohet si origjine rome. Ai ka thene nga Liqenasi se shteti maqedonas e respekton popullin shqiptar per me teper qe ne shtetin maqedonas nje perqindje te larte te popullsise e ze ajo shqiptare. Gruevski ka theksuar se Maqedonia ka vendosur marredhenie shume te mira me komunitetin e shqiptareve dhe respektimin e te drejtave te tyre. Ai deklaroi se shqiptaret e Maqedonise dhe maqedonasit e Shqiperise jane nje ure e mire per forcimin e marredhenieve dypaleshe. Ne kemi marredhenie shume te mira me komunitetin e shqiptareve dhe pertej kesaj edhe me vete Republiken e Shqiperise dhe ne nivelin e bisedimeve politike mes paleve. Ne Maqedoni jeton nje perqindje e larte shqiptaresh me te cilet kemi jo vetem komunikim te mire por edhe respektim te te drejtave. Shqiptaret e Maqedonise dhe maqedonasit e Shqiperise jane ata qe vendosin urat per te forcuar me tej marredheniet dypaleshe eshte shprehur Gruevski. Ai iu referua edhe krizes ekonomike gjate fjalimit te tij para komunitetit maqedonas per te cilen ai tha se e konsideron nje krize kalimtare qe nuk duhet te fuse ne pesimizem shtete te cilat duhet te jene te hapura drejt investimeve ne infrastrukture dhe ne kapacitete. Gruevski ka permendur edhe bursat per studentet e komunitetit te cilat jepen per studime te larta cdo vit duke thene se keto bursa do te jene ne rritje. Kryeministri maqedonas ka zbritur ne zonen e Prespes per festivalin e pervitshem folklorik dhe pas nje vizite kortezie ne komune me pushtetaret lokale ka vizituar edhe kishen e Shen Mehillit.