E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e Kosoves vendimi me i duhur pas GJND-se

Presidenti Topi

Arritjet e Shqiperise drejt integrimit europian si dhe pavaresia e Kosoves kane qene ne qender te takimit qe Presidenti i Shqiperise Bamir Topi zhvilloi me zevendessekretaren e Pergjithshme te OKB-se Asha-Rose Migiro dhe delegacionin qe e shoqeronte ne kuader te vizites se saj ne Shqiperi. 8232Kreu i shtetit shprehu mirenjohjen e pales shqiptare per qendrimin konstant dhe koherent te sekretarit te pergjithshem te OKB-se lidhur me zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves. 8232Ne e vleresojme te rendesishme perkrahjen e pavaresise se Kosoves dhe domosdoshmerine e njohjes se saj nga vende te tjera si vendimi me i duhur pas mendimit keshillimor te dhene nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise theksoi Presidenti Topi duke shtuar se shpreson dhe uron se ne nje te ardhme te afert edhe shteti i ri multietnik i Kosoves do te behet anetar i familjes se madhe te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Nga ana e saj zevendessekretarja e pergjithshme e OKB-se Asha-Rose Migiro vleresoi perparimin dhe disa prej arritjeve te Shqiperise ne vitet e fundit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›