Hyseni Momentet e tensionit ne sallen e OKB-se
Ministri i Puneve te Jashtme i Kosoves Skender Hyseni ka treguar prapaskenat e seances se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se qe u mbajt te merkuren afer mesnates. Duke rrefyer presionin per largimin e krereve te Kosoves nga salla Hyseni thekson se delegacioni i Kosoves ishte kembengules per te qendruar ne salle. Presidenti i asamblese na kerkoi qe nese nuk ka problem te zinim vendin ne lozhat e mysafireve qe jane anash sepse ato sipas tij jane pjese e vendeve anetare te OKB-se. Ne nuk pranuam ngase ishim kembengules se do te qendronim aty ne te kundert do ta leshonim ndertesen e OKB-se ka thene Hyseni.
MiratimiAsambleja e Pergjithshme e OKB-se e ka miratuar me vonese te pazakonte rezoluten serbe per Kosoven te sponsorizuar nga 27 vendet e Bashkimit Europian. Rezoluta e re merr ne konsiderate mendimin e GJND-se se shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves nuk e ka shkelur te drejten nderkombetare dhe ben thirrje per bisedime mes Kosoves dhe Serbise per ceshtjet e hapura. Rezoluta shpreh qendrimin e vete Bashkimit Europian per te udhehequr te dyja vendet drejt perspektives se integrimit ne kete union. Presionet diplomatike kane bere qe paraprakisht gjate se merkures Serbia te terheqe draftin e rezolutes se hartuar nga ekspertet e vet me te cilin kerkonte bisedime per statusin dhe kundershtonte ne menyre indirekte opinionin e GJND-se per shpalljen e pavaresise se Kosoves. Beogradi e ka zevendesuar draftin e pare me nje draft te hartuar nga BE-ja i cili e ka marre miratimin e Asamblese se Pergjithshme. Punimet e seances jane shtyre per me se dy ore per shkak te nje ngjarjeje te pazakonte ne traditen e Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te botes. Ne sallen ku jane zhvilluar punimet ka qendruar edhe delegacioni i gjere i Kosoves i kryesuar nga Presidenti Sejdiu Kryeministri Thaci dhe ministri i Jashtem Hyseni. Ministri i Jashtem serb ka kerkuar qe delegacioni kosovar te largohet nga salla mirepo pas me shume se dy ore konsultimesh presidenti i Asamblese se Pergjithshme ka vendosur qe te vertetoje se prezenca e delegacionit kosovar si vezhgues ka qene legjitime. Draft-rezoluten e ka prezantuar vete ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic i cili u ka thene vendeve te OKB-se se projektrezoluta eshte nje kompromis qe deshmon vullnetin e Serbise qe te shikoje nga e ardhmja. Para dhe pas miratimit qendrimet e tyre i kane dhene edhe disa nga shtetet anetare te OKB-se.
Shtetet e kane perkrahur rezoluten e cila sipas tyre ben thirrje per dialog ndermjet Prishtines dhe Beogradit. Megjithate disa prej tyre si Rusia Kina Venezuela dhe vende te tjera qe nuk e kane njohur Kosoven kane thene se do te vazhdojne ta ruajne pozicionin e njejte. Por SHBA Shqiperia Turqia e shtetet e tjera mike te Kosoves kane folur me pozitivitet per rezoluten dhe pavaresine e Kosoves. Ashtu sic e kemi thene shpallja e pavaresise nuk ishte ne kundershtim me kurrfare ligji nderkombetar. Keta e tha edhe GJND-ja ka thene ne fjalen e saj ambasadorja e SHBA-ve ne OKB Rosemary Di Carlo.
Ministri i Jashtem i Serbise Vuk Jeremic per pak sa nuk ka bojkotuar punimet e kesaj mbledhjeje te Asamblese se Pergjithshme.
Delegacioni serb qe eshte kryesuar nga ai ka refuzuar qe per me shume se dy ore te hyje ne sallen e Asamblese se Pergjithshme pasi nuk kane dashur qe aty te jete prezent delegacioni nga Kosova i kryesuar nga Presidenti Sejdiu Kryeministri Thaci dhe ministri i Jashtem Hyseni. Kerkesa e Jeremic i ka bere qe te presin nisjen e punimeve per me shume se dy ore delegacionet nga 192 shtete te botes si dhe delegacionin kosovar. Kjo situate ka krijuar konfuzion nderkaq qe gjate dy oreve nje delegacion i asamblese eshte ofruar te delegacioni kosovar te cilet kane refuzuar te largohen nga salla apo te zhvendosen ne ndonje pjese tjeter te saj. Presidenti i asamblese Ali Abdussalam Treki nuk ka dashur qe te perdore te drejten e tij per te perjashtuar delegacionin kosovar nga salla pas verifikimit te akreditimeve te perfaqesuesve te Kosoves. Ne fund eshte arritur marreveshja qe delegacioni kosovar te mos levize nga vendi por te prezantohet si delegacion mysafir i Gjermanise Frances dhe Britanise se Madhe. Gjate gjithe kohes se konsultimeve afer delegacionit kosovar ka qendruar ambasadorja e SHBA-ve Rosemary Di Carlo.