E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Tirana me nje plan rezerve ne OKB

Zv/kryeministri Nese Serbia terheq draftin e dyte do te rrezohet rezoluta

Zv.kryeministri dhe ministri i jashtem Ilir Meta deklaroi dje ne nje interviste per seksionin shqip te BBC-se se ishte i bindur per vazhdimesine e njohjeve te Kosoves dhe nenvizon faktin se Kosova eshte ne nje rruge shume te mire pas Opinionit Keshillimor te GJND-se. Sipas Metes Kosova eshte ne nje rruge shume pozitive sidomos pas vendimit te GJND-se. Jam teper i bindur qe shume shpejt procesi i njohjeve do te jete i pandalshem dhe jam i bindur se edhe ndryshimi i rezolutes serbe do ti sherbeje ketij procesi. Shefi i diplomacise shqiptare ka bere te ditur se Tirana zyrtare eshte vigjilente qe edhe nese Beogradi mund te terheqe projektrezoluten e arritur pas bisedimeve me BE-ne do te vere ne angazhim planin rezerve. Dy jane alternativat. E para eshte qe te formalizohet dhe te procedohet me konsensusin. Ne kete rast natyrisht qe do te dominonte fryma e konsensusit dhe jo e votimit. Ndersa alternativa tjeter per te cilen ne vazhdojme te punojme dhe kemi kaq kohe qe po e bejme eshte ajo e rrezimit ne menyre teper bindese e rezolutes se Serbise ne rast se ajo do ti shmanget kompromisit me Bashkimin Europian deklaroi Meta ne intervisten e tij per BBC-ne. Nderkaq duke folur per takimet e 57 ambasadoreve te vendeve anetare te Konferences Islamike shefi i diplomacise shqiptare deklaroi se kam paraqitur edhe nje here te gjitha ceshtjet per te cilat ne kontestojme dhe kerkojme votimin kunder miratimit te rezolutes dhe sigurisht qe kemi apeluar per te thelluar njohjet e te gjitha atyre vendeve te kesaj konference te cilat ende nuk e kane bere publike njohjen e shtetit te ri te Kosoves por qe une jam i bindur se kjo gje do te ndodhe shume shpejt.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›