E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri, me biznesin turk, italian dhe kinez

Kryeministri priti dje presidentin e shoqerise turke BESET, Beset, dhe menaxherin ekzekutiv. Kjo kompani eshte nga me te medhate ne Turqi dhe eshte e perqendruar ne fushen e turizmit. Investitoret turq shprehen interesin e tyre per te investuar ne vendin tone per ngritjen e nje prej komplekseve me te medha turistike te ujerave termale dhe terapise ne Evrope. Kjo kompani ka gjithashtu edhe nje Welleness Town nga me te njohurit ne bote ne Cesme te Izmirit. Kryeministri mirepriti interesin e tyre dhe i siguroje se qeveria do te mbeshtese brenda kuadrit ligjor perpjekjet e tyre per te patur nje histori suksesi. Po dje Berisha priti perfaqesues te kompanise italiane Rotor Service, te kryesuar nga Savoia dhe perfaqesues te qarkut Gjirokaster, te cilet shprehen interesin e tyre ne riaktivizimin e aeroportit te Gjirokastres. Investitoret italiane kerkuan te zhvillojne fluturimet charter si edhe ato te brendshem nga ky aeroport, sikunderse edhe hapjen e nje shkolle aeronautike. Nderkohe qe nje kompani Kineze, do te shtrijne projektet e tyre investuese ne Shqiperi. Kryeministri priti dje zv.presidentin e kompanise CNEEC, Chengjun, nje nga kompanite me te medha shteterore kineze, e cila e zhvillon veprimtarine e saj ne 4 fusha, ne infrastrukture, energji, te sherbimeve si furnizimi me uje dhe tregti per pajisje elektrike. Chengjun prezantoi gjate takimit se kompania eshte e interesuar per investime ne infrastrukture, ndertim rrugesh, me gare ose koncesion, vepra energjetike si hidrocentrale, me koncesion ose per llogari te qeverise, si dhe te shohim mundesine e projekteve ne fushen e menaxhimit te ujerave. Ai informoi se ne perberjen e kompanise, ka inxhiniere me shume eksperience, qe kane punuar ne hidrocentralet e Vaut te Dejes dhe Fierzes, qe ne vitet ’70, dhe se e njohin mire potencialin e madh hidrik te Shqiperise. Kryeministri, nga ana e tij, vleresoi se fushat e zgjedhura per projekte nga kompania kineze jane edhe fusha prioritare per qeverine qe ai drejton dhe garantoi per mbeshtetjen e forte te strukturave te qeverise, per transparence ne bashkepunim dhe mbrojtje te investitoreve, qe garantojne ligjet, me te cilat operon biznesi ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›