Meta në Berlin: Të gatshëm të bashkëpunojmë me opozitën
Gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpunimi shumë i mirë politik dhe ekonomik dypalësh dhe u shpreh vullneti i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të tij, përmes investimeve gjermane në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e energjisë, duke nxitur bizneset e vogla e të mesme.
Gjithashtu, u vlerësua bashkëpunimi dypalësh mes strukturave përgjegjëse në luftën kundër krimit të organizuar. Në lidhje me situatën politike në Shqipëri, Ministri Westerwelle theksoi rëndësinë e dialogut politik dhe kapërcimin e mosmarrëveshjeve midis palëve brenda Parlamentit, pasi mirëfunksionimi i tij është shumë i rëndësishëm për reformat që kërkon integrimi evropian i vendit.
Meta u shpreh se maxhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për çdo çështje që ka të bëjë me interesin e vendit dhe integrimit evropian, dhe të plotësojë të gjitha kërkesat e saj në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Për sa i përket integrimit evropian, Meta e informoi Westerwelle lidhur me dorëzimin e përgjigjeve shtesë të Pyetësorit të Komisionit Evropian, dhe vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv me Komisionin në këtë proces.
Gjithashtu, ai shpjegoi hapat e ndërmarra për mbylljen e tre nën-çështjeve të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, në mënyrë që vendimi për kalimin e Shqipërisë në Listën e bardhë Schengen të realizohet sa më parë. Zv. Kancelari Westerwelle konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave, sapo Komisioni të ketë konfirmuar përmbylljen e plotë të të gjitha kritereve të Udhërrëfyesit. Njëkohësisht, z. Westerwelle shprehu mbështetjen e vendit të tij për integrimin evropian të Shqipërisë.