E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet neser Keshilli i Stabilizim-Asociimit Shqiperi-BE

Mblidhet nesër në Bruksel, Këshilli i Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian.

Gjatë një lidhje direkte me korrespondenten e “ABC News”, Erisa Zykaj, janë qartësuar pikat kryesore ku mendohet se do të ndalet ky takim i rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, draft-konkluzionet e përbashkëta të takimit të Këshillit të Tretë të Stabilizim-Asocimiit, BE-Shqipëri përmbajnë lidhur me politikën, nënvizimin nga ana e Bashkimit Europian, se “mirëfunksionimi i institucioneve demokratike është aspekt thelbësor i kriterit politik dhe si pasojë, themelor ne procesin e anëtarësimit”.

Lidhur me çështjen e situatës politike të bllokuar në vend, ky draft përcakton se “Bashkimi Evropian shpreh keqardhjen për vazhdimin e ngërçit të gjatë politik dhe klimës konfrontuese politike në vend”.
Më tej, BE përsërit thirrjen se reforma zgjedhore dhe mbajtja e zgjedhjeve janë prioritetet kyçe të Opinionit.

Në konkluzion, Bashkimi Europian përkujton se përparimi i vendit në rrugën e integrimit varet vetëm nga plotësimi i 12 kritereve kyçe, për të cilat, zbatimi i planit të aksionit nuk ka nisur ende. Në fund të KSA-së së radhës, që zhvillohet në Bruksel më 19 korrik, pritet dhe një deklaratë e përbashkët BE-Shqipëri, me përfundime të përafruara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›