E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doda per ABC News Shqiperia ka shenuar arritje te shkelqyera

Në këtë periudhë, vendi ynë ka patur mjaft arritje pozitive.

Një fakt të tillë e ka pohuar gjatë një interviste në studio për “ABC News”, deputetja demokrate, Mesila Doda, sipas të cilës ka mjaft sektorë ku Shqipëria ka shënuar rezultate të larta.

“Në Shqipëri, janë ndërtuar mijëra kilometra rrugë, ndërsa edhe turizmi po shënon një ecuri pozitive”, tha ajo.

Duke shtuar më pas, se ka arritje të shkëlqyera në aspektin ekonomik.

“Shqipëria është sot një vend që eksporton, ku bëhet turizëm, ku rriten pagat dhe pensionet, ku pakësohet gjithmonë e më shumë shtresa e varfërisë”, etj.

Deputetja e PD-së ka vënë gjithashtu në dukje faktin se “ekonomia ka qenë kali i betejës së qeverisë”.

“Shumë ekonomi perëndimore janë prekur nga efektet e krizës ekonomike, kurse Shqipëria tregoi se i rezistoi shumë mirë asaj.

Sot nuk ka më asnjë dyshim se 140 mijë vota të marra më shumë nga Aleanca për Qytetarin në zgjedhjet e 8 Majit, janë një provë bindëse e besimit të qytetarëve tek reformat dhe arritjet që përmendëm të qeverisë”, shtoi Doda.

Këto referuar aspektit ekonomik, ndërsa lidhur me fusha ku ka ende për të bërë, ajo tha se të tilla janë përshembull ato në sistemin e drejtësisë, i cili po ndesh vështirësi.

“Drejtësia duhet të qëndrojë larg politikës dhe korrupsionit. Nga ana e saj, mazhoranca i ka respektuar vendimet e marra nga sistemi i drejtësisë”, përmbylli ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›