Kryeministri, mesazh urimi per inaugurimin e Katedrales se Kishes Ortodokse ne Tirane
Kryeministri Berisha ka derguar nje mesazh urimi per besimtaret ortodoks shqiptare dhe Fortlumturine e tij Kryepeshkopin e Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, Imzot Anastasios Janullatos, me rastin e inaugurimit te Katedrales se Kishes Ortodokse ne Tirane. Ne mesazhin e tij, kryeministri shprehet se "inaugurimi i Katedrales se re te Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare ne Tirane eshte nje ngjarje e madhe, nje histori ringjallje shpirterore, jo vetem per besimtaret ortodoks, por per te gjithe ata qe i besojne Zotit dhe per mbare kombin shqiptar". Kryeministri ka shtuar me tej se, "ajo ngrihet, jo ne te njejtin vend por rilind madheshtore mbi rrenojat e paraardheses se saj qe barbarisht u shemb gjysmeshekulli me pare ne luften qe regjimi ateist i Enver Hoxhes i kishte shpallur Krishtit dhe Muhametit, vlerave me te larta njerezore dhe hyjnore te shoqerise shqiptare". Ajo inaugurohet sot, - thuhet ne mesazhin e kryeministri, - ne kryeqendren e vendit si tempull i perjetesise se ketyre vlerave tek shqiptaret, komb me kontribute te medha dhe nje nder kombet themeluese te krishterimit. Inaugurimi i saj sot, eshte nje nderim i madh per Fan Nolin e pavdekshem dhe te gjithe ata qe themeluan me sakrifica mbinjerezore Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare si dhe per ata qindra-mijera besimtare qe ruajten per vite dhe dekada ne shpirtin dhe zemren e tyre tempullin qe inaugurojne sot. Per shkak te angazhimeve, kryeministri Berisha nuk ka mundur te marre pjese fizikisht ne inaugurimin e tij, por megjithate ai uron ne emer te tij dhe te qeverise shqiptare te gjithe besimtaret ortodoks shqiptare per kete dite te madhe per ta dhe mbare kombin tone.
***
***