Arvizu hedh dritë mbi Presidentin: U zgjodh nga 3 persona
Tiranë- Ambasadori Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, nuk e ka pritur mirë zgjedhjen politike të presidentit. Sipas tij zgjedhja e Nishanit në krye të shtetit u bë sipas Kushtetutës, por në të mirë të vendit ai duhej të zgjidhej me konsensus.
Gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit në Top Channel, Ëake up, ai u shpreh se presidenti u zgjodh nga tre persona, dhe fjala e tyre ishte vendimtare.
Zgjedhja e presidentit ishte një proces kushtetues, por ishin tre persona të cilët vendosë nëse do të bëhej apo jo- tha Arvizu.
Ai ka folur edhe për mungesën e tij në sallën e Kuvendit, duke thënë se kalimi i tre seancave pa një president bëri që nuk kishte më nevojë që ai të ishte atje, dhe skishte pse ta ndryshonte axhendën.
Raundi i parë ishte i qartë që po digjej. Raundi i dytë dhe i tretë kishte shumë pak mundësi për konsensus. Raundi i katërt e ndjeva që do të ishte historik, dhe nuk do të përfaqësohej në nivelin tim nuk kisha pse ta ndryshoja axhendën time të punës,- vijoi diplomati amerika.