E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Noka, nje nga bashkepunetoret e mi me te ngushte"

Kryeministri Berisha ka sqaruar mediat per zgjedhjen e tij ne krye te ministrise se Brendshme deputetin Flamur Noka. I pyetur nga gazetaret se perse beri kete zgjedhje, Berisha tha se, "Noka eshte nje nga bashkepunetoret e mi te ngushte dhe me nje integritet te larte, i cili me perkushtim te madh ka punuar per suksesin e kesaj qeverisje. Eshte gabim te mendohet se kushtet partiake jane denim per postet ministrore". Ndersa per ndryshimet ne postet ministrore te LSI-se, Berisha tha se, i ka propozuar presidentit emrat dhe shprehu bindjen se ata kane potencialet per te perballuar me dinjitet detyrat.

"Ndryshimet qe ka bere LSI-ja i ka gjykuar ne interesin e saj me te mire dhe une ne baze te marreveshjes i kam propozuar presidentin emrat per postet e LSI-se. Ata do te permbushin detyrat e tyre dhe kane potencialet per te perballuar me dinjitet sikunder kam falenderuar dy zoterinjte Nasip Naco dhe Petrit Vasili per bashkepunimin e shkelqyer qe kam pasur dhe ky eshte qendrimi dhe shpjegimi im per te gjitha ndryshimet", - ka theksuar kryeministri. Gjithashtu, kreu i qeverise eshte ndalur edhe tek zgjedhja e presidentit te ri, ku ka ritheksuar serish se procesi u permbyll ne perputhje me Kushtetuten. "Diskutuam edhe per zhvillimet me te fundit ne Shqiperi, e cila kaloi nje nga proceset me te rendesishme te vendit, ate te zgjedhjes se Presidentit te Republikes, i cili u permbyll ne perputhje te plote me germen e frymen e Kushtetutes, ne zgjedhjen e nje personaliteti me integritet per te permbushur me dinjitet kete mision", - tha kryeministri.

Takimi me Thacin

Kryeministri Berisha ka pritur ne nje takim dje kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci. Pas takimit Berisha u shpreh se homologun kosovar ka diskutuar edhe per forcimin e metejshem te bashkepunimit mes dy vendeve ne interesin e perbashket dhe te gjithanshem te qytetareve te dy vendeve, por ne menyre te vecante edhe per 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise qe, sipas Berishes, per shkak te pavaresise se Kosoves festohet me flamurin kombetar me lart se kurre. Gjithashtu, nje tjeter ceshtje e rendesishme ne kete takim mes dy homologeve ka qene edhe bashkepunimi dypalesh per perspektiven europiane dhe atlantike te dy vendeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›