Kryeministri, ne forumin e Kines, kunder krizes
Kryeministri Berisha mori pjese dje ne Forumin Ekonomik te Azise te mbajtur ne Kine, si i ftuar nderi me ftese te homologut te tij kinez. Ne kete Forum prestigjioz merrnin pjese 12 lideret e shteteve dhe qeverive, te ftuar me kete rast si dhe perfaqesues nga kompanite me prestigjioze te botes ne fusha te ndryshme. Nje vend i vecante iu kushtua bisedimeve ne lidhje me zgjidhjen e krizes ekonomike dhe financiare boterore. Ne panelet e ketij forumi prestigjioz u diskutuan edhe rruget qe duhen ndjekur dhe problematikat qe duhen fokusuar. Te pranishmit u ndalen ne efektet e krizes ekonomike ne Azi dhe hapat qe rajoni duhet te ndermarre per te perballuar sfidat e ngritura prej saj, ne menyre sa me efektive. Pjesemarresit ne forum theksuan se kjo krize, megjithese nje krize nga me te medhate ne historine e ekonomise boterore, eshte edhe nje faktor shprese per nje te ardhme me te sigurt te tregjeve financiare dhe te ekonomise boterore. Nder propozimet e bera ishin forcimi i sistemit financiar te Breton Wood, krijimi i zonave te lira te tregtise dhe lufta ndaj proteksionizmit. Sekretari i Pergjithshem i ketij forumi, Long Yongtu deklaroi se eshte me e rendesishme se kurre qe lideret aziatike dhe korporatat e medha industriale dhe financiare si dhe lideret e qeverive te bashkohen per te shkembyer ide dhe per te dale me konkluzione dhe zgjidhje inovative ne ceshtjet me paresore. Sipas tij, fakti qe 12 lidere nga rajoni dhe me gjere jane ketu tregon shpirtin e vertete te bashkepunimit si dhe rendesine e ketij forumi. e Forumin Ekonomik te ketij viti merr pjese edhe ish-presidenti i SHBA, George W. Bush, ish-kryeministri i Japonise, Fukuda Yasuo, presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari dhe shume lidera te vendeve evropiane dhe te Azise. Po keshtu te pranishem ne forum ishin edhe drejtues te kompanive nga me prestigjiozet te rajonit dhe me gjere si Google, Deloitte Touche, Microsoft, Tata Group, Ericsson, Royal Philips Electronics, Samsung, Toyota Motor Corporation, Keshilli Biznesit Malejzi-Kine. Po keshtu ne forum merrnin pjese edhe perfaqesues te grupe bankare te fuqishem si Bank of America Merril Lynch, HSBC Bank, Banka per Zhvillim e Azise, Korporata e Kines per Investime. F.Mejdini