Mediu: Koalicioni i djathte, fitues
Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu, i shoqeruar nga ministrja e Shendetesise Anila Godo dhe anetare te tjere te kryesise se kesaj force, ishin ne takimin e radhes ne qytetin e Kukesit. Ne fjalen e tij Mediu tha se koalicioni i djathte, eshte zgjedhja me e mire e te gjithe shqiptareve, se puna e bere gjate ketij legjislacioni eshte merite e te gjitheve, reformat e ndermarra nga mazhoranca kane rezultuar te suksesshme mbi te gjitha nga perkrahja dhe puna e te gjithe administrates publike dhe te gjithe shqiptareve. "Anetaresimi ne NATO eshte merite e te gjithe shqiptareve, te cilet na besuan ne 2005-en, merita dhe puna e palodhur e Forcave te Armatosura, te cilet e kane nderuar Shqiperine ne misionet e tyre ne Irak dhe Afganistan", deklaroi Mediu ne fjalen e tij.