E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferri: Hetimi i Rames, s'ndalet

Sekretari per Marredheniet me Publikun ne Partine demokratike, Ferdinat Xhaferraj deklaroi dje se kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama dhe bashkepunetoret e tij ne lejet e ndertimit, nuk mund te ndalojne ngritjen e nje komisioni hetimor per te verifikuar keto shkelje nga ana e tij. Nje dite pas mbledhjes se firmave nga ana e deputeteve te mazhorances, per ngritjen e nje komisioni hetimor per lejet e ndertimit te dhena nga Rama, ne detyren e tij si kryebashkiak i Tiranes, deputeti i PD-se theksoi se asnje nuk mund ta ndale hetimin e tij. Prej kohesh perfaqesuesit e PD-se e kane akuzuar Ramen, per afera te dyshimta per sa i perket lejeve te ndertimit ne Tirane, afera qe demokratet pretendojne se do t'i zbardhin nepermjet komisionit hetimor, ne nje afat te ngushte prej tre javesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›