E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, apel partive per kartat

Presidenti Topi i ka bere apel partive politike dhe administrates per te gjetur angazhim, e per te ardhur ne nje kohezion per ceshtjen e kartave te identitetit. Deklarata e kreut te shtetit u be, pas nje veprimtarie te Komunitetit Mysliman. Kreu i shtetit ka apeluar ndaj partite politike qe te kene nje qendrim te perbashket per ceshtjen e kartave, duke lene pas konfliktet mes tyre. Ne kulmin e debateve midis qeverise dhe Partise Socialiste, e cila kembengul per heqjen e takses se votes, kreu i shtetit i kujton paleve, se permbyllja e procesit te pajisjes se qytetareve me karta identiteti, eshte garanci per zgjedhje demokratike. "Une besoj qe ka vend per angazhim, per preokupim, por nuk besoj qe ka vend per pesimizem. Une, jo vetem me cilesine e pozicionit qe kam, por edhe ne te kaluaren, kur kam qene ne nje pozicion qe me duhej te dialogoja, asnjehere nuk hiqja dore nga angazhimi i te gjitheve per te permbyllur me sukses ate qe konsiderohet me e rendesishme per demokracine shqiptare, zgjedhjet politike te 28 qershorit", u shpreh Presidenti. Duke iu pergjigjur pyetjes se nese rrezikon qe historia e certifikatave te perseritet me kartat e identitetit dhe nese ka vend per nderhyrje nga ana e Presidentit te Republikes, Topi vuri ne dukje se ka vend per angazhim, per preokupim por jo per pesimizem. "Une i bej thirrje te gjitha partive politike. Te gjithe duhet te sintonizohen ne shqetesimin, te gjithe te kene nje ze, te gjithe t'u bejne thirrje perkrahesve te tyre, asaj pjese te popullsise, qe mund te jete indiferente ndaj partive politike, t'u bejne thirrje qe te shkojne te aplikojne dhe te gjithe se bashku te kontribuojme qe zgjedhjet e 28 qershorit te jene nje dite feste per Shqiperine per demokracine. Une mendoj qe ende partite politike, administrata duhet te gjejne angazhimin dhe une besoj qe eshte angazhimi, per te ardhur pastaj pa diskutim ne nje kohezion te te gjithe forcave politike", tha Topi. Ne te njejten kohe ai ka shprehur besimin, qe te gjithe kane mundesine, shansin qe te angazhohen dhe te prononcohen. Eshte gjeja me e thjeshte qe mund te beje nje politikan, te prononcohet ne funksion te asaj qe eshte e rendesishme. Presidenti i beri thirrje qytetareve, te aplikojne per pajisjen me karta identiteti, duke vleresuar deklaraten e cdo politikani per kete proces. A.G


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›