Kryeministri në ikje i Bullgarisë thirrje Shkupit: Pranoni propozimin francez, ndarja nga Shqipëria do ishte e tmerrshme

Kryeministri në ikje i Bullgarisë, Kiril Petkov i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që të pranojnë propozimin francez për t’i dhënë fund ngërçit për integrimin në BE.
Ai u shpreh se nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të zhvillohet, atëherë integrimi europian është përgjigjja, duke theksuar se propozimi francez është jashtëzakonisht i mirë për Sofjen.
“Do të ishte e tmerrshme nëse Shqipëria vazhdon procesin e anëtarësimit në BE dhe Maqedonia e Veriut mbetet jashtë saj. Në Maqedoninë e Veriut duhet të kuptojnë se nëse duan të zhvillohen, rruga evropiane është e vetmja rrugë për atë vend”, ka deklaruar Petkov.
Maqedonia e Veriut po përballet me protesta të vazhdueshme kundër propozimit francez, pasi sipas tyre nuk njeh gjuhën dhe historinë maqedonase./ BTA
/rtsh.al/