E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, Meta firmos protokollin: Forcojnë kontributin e përbashkët të aleancës

Presidenti Ilir Meta ka firmosur këtë të diel protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Për Metën anëtarësimi i këtyre vendeve është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik që do të ndikojë në forcimin e kontributit të përbashkët në NATO.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjet si vijon:

Ligj nr. 56/2022 “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës”; dhe Ligj nr. 57/2022 “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë”.

Republika e Shqipërisë ka ndjekur me përparësi procedurat e brendshme ligjore lidhur me anëtarësimin e Republikës së Finalndës dhe të Mbretërisë së Suedisë në NATO.

Anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria. Jemi të bindur se anëtarësia e tyre do të ndikojë në forcimin e kontributit të përbashkët në këtë aleancë. Së bashku qëndrojmë më të fortë!“- njofton Presidenca.

Suedia dhe Finlanda kanë dorëzuar zyrtarisht më 18 maj kërkesat e tyre për t’u anëtarësuar në NATO. Shqipëria ka mbështetur që në fillim kërkesën e dy shteteve për t’ju bashkuar NATO-s.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›