E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje mjeti del nga rruga dhe perplaset me pishen

Një person ka ndërruar jetë në spital pasi u aksidentuar rëndë në aksin rrugor Lushnje – Golem.  

Viktima Beqir Boci 30 vjec nga Elbasani sipas policisë ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Mercedes” me targa EL 8424 B.  Për shkak të lagështisë automjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pishë dhe më pas ka rënë mbi një furgon të parkuar brenda një biznesi privat.

Policia është detyruar të presë makinën për të nxjerrë trupin e të aksidentuarit ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›