E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarrfikësit: Vit i zhgënjimit

Zjarrfikësit e Prishtinës thonë se ky është një vit zhgënjimi për ta pasi kërkesat e tyre nuk kanë hasur në mirëkuptim prej Komunës e cila iu kishte premtuar më herët se do t’i përkrahë këto.

Në KTV, Muhamet Reqani është shprehur se është i zhgënjyer më Komunën.
Zjarrfikësit e kanë cilësuar si fundvit të zhgënjimit pasi Komuna nuk ua ka realizuar kërkesat që ata i quajnë të drejta.

Zjarrfikësit kërkojnë: pagesën e orëve jashtë orarit dhe orëve shtesë, pagesën për punën e natës, pagesën për orët gjatë fundjavës, pagesën për festa shtetërore, pagesën për ndryshimin e koeficientit nga muaji tetor 2011 deri në mars 2012, sigurimin e shujtës gjatë kohës së punës, përmisimin e kushteve të punës, zbatimin e rregullores së brendshme për mbrojtje dhe siguri në punë si dhe shëndetin dhe mjedisin e punës.

Për këto protestat ata kishin mbajtur edhe greva./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›