E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN e shqetësuar për rritjen e çmimeve të ushqimit

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka shprehur shqetësim për rritjen e çmimit të ushqimit, pasi sepse kjo më shumë godet shtresat e varfra të popullsisë.
Zëdhënësja, Suzan Atkinson theksoi se është e rëndësishme marrja e masave për mbështetje të atyre të cilët janë më shumë të goditur, nga kjo lëvizje e çmimeve.
“Është me rëndësi që ata që preken, të jenë të mbrojtur, e jo prodhimet të subvencionohen", theksoi ajo.

Përveç shtrenjtimit të ushqimit, Atkinson, theksoi se problem mbetet edhe rritja e inflacionit në disa nga vendet në zhvillim, me rritje të shprehur ekonomike. Sipas saj, disa nga këto shtete kanë ardhur deri në pikën e "ngrohjes potenciale", e për atë arsye në disa raste, bankat e tyre qendrore filluan në mënyrë adekuate ta ashpërsojnë politikën monetare.

Banka qendrore braziliane, për shembull, dje për herë të dytë gjatë këtij viti rriti shkallën e kamatës, në 11.75 për qind, në përpjekje që të mposhtë inflacionin. FAO, gjithashtu sot paralajmëroi se rritja e mëtejshme të çmimit të naftës së papërpunuar, e shkaktuar nga ngjarjet në botën arabe, plotësisht mund të veprojë ndaj shtrenjtimit të ushqimit.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›