E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohet i kërkuar për armëmbajtje pa leje

Policia e Shkodrës kanë bërë të mundur arrestimin e një 22-vjeçari i cili kërkohej për armëmbajtje pa leje.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 22-vjeçari Renato Malocaj, banues në fshatin Trush në Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi 22-vjeçari ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e ka dënuar atë për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake" dhe " Kanosje".

Ndërkohë materialet në ngarkim të 22-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›