Rama: Prokuroria të hetojë mafien e kromit
Sipas Ramës, denoncimet që ai bëri për mafien e kromit, janë një alarm i fuqishëm për Prokurorinë e Përgjithshme.
“Është një alarm që duhet ta dëgjojë Prokurorja e Përgjithshme, e cila prej kohësh heton mbi një ministër që në thyerje të Kushtetutës e të ligjeve të vendit ka anashkaluar parlamentin dhe i ka shtruar rrugën gllabëruesve të pasurisë kombëtare, me pasoja tragjedi pas tragjedish në familjet e zakonshme të minatorëve të Bulqizës. Është një alarm që duhet ta dëgjojnë të gjithë policët dhe drejtuesit e ndershëm të Policisë së Shtetit, të cilët ndeshen përditë, njësoj siç është ndeshur deri dje edhe drejtuesi i lartë Shemsi Premçi, me murin e shurdhët që mbron kusarët e mëdhenj të këtij vendi nga ndëshkimi i ligjit”, theksoi ai.
Ai tha se denoncime të tilla janë alarm për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, për të kuptuar më mirë se hendeku mes asaj çka shkruhet nëpër ligje përmes atyre që quhen reforma dhe çfarë ndodh në realitetin e përditshëm. “Partia Socialiste do të vazhdojë në Parlament betejën për zbardhjen e mëtejshme të krimit shtetëror që ka kapur për fyti Bulqizën, minatorët e kthyer në skllevër të regjimit të korrupsionit, si edhe lidhjet mes shpellave të mafies së denoncuar hapur, me kurajë dhe me vullnet nga drejtuesi i lartë i policisë Shemsi Premçi dhe shkallëve më të larta të piramidës qeveritare”, vijoi ai. /S.Ll/Start/
2012-04-26 16:10