Regjistrim të popullsisë nga mjekët e familjes

ISKSH është në fazën finale të këtij procesi. Kështu, çdo mjek do të ketë online listën e pacientëve të tij (regjistri elektronik i pacienteve).
Procesi ka nisur ne vitin 2008 dhe deri me tani janë realizuar regjistrimi/depistimi nga mjeku i familjes i banorëve, ndërtimi i një sistemi onlinë për regjistrimin e skedave të depistimit si dhe regjistrimi i 3,8 milion skedave në regjistrin elektronik të banorëve.
“Një ndër nismat e fundit të ndërmarrë nga ISKSH-ja, në bashkëpunim me Qendrat shëndetësore në kujdesin parësor, është dhe saktësimi i të dhënave në këtë regjistër elektronik të banorëve nga shërbimi i mjekut të përgjithshëm dhe të familjes (pastrimi i dublikimeve)”, bëri me dije drejtoresha e këtij institucioni, Elvana Hana. Gjithashtu, nëpërmjet këtij procesi, personeli i Qendrave Shëndetësore do të ketë mundësinë e kontaktimit me të gjithë banorët që mbulojnë me shërbim shëndetësor, duke u indetifikuar nëpërmjet ID (kartë identiteti). Afati i përfundimit të këtij procesi është brenda datës 30.06.2012.
Ndër objektivat e këtij procesi është pastrimin i listave të banorëve të regjistruar në regjistrimin elektronik nga dublikimet e mundshme, evidentimin e saktë të të larguarve dhe të vdekurve. Gjithashtu, synohet hedhja në regjistrin elektronik të të paktën 50 % te personave të regjistruar të ID-ve të tyre deri në fund të këtij viti, për të bërë të mundur shkëmbimin e informacionit me sistemet e Institucioneve të tjera në funksion të skemës së sigurimeve shëndetësore./Start/
2012-04-26 16:03