E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri që i duhet vendit

Enver Cakaj/gazetar 

-Ka pas qenë një fjalë e urtë dikur,që përdorej për ata që s’kishin punë: “Kur s’ke punë,tund zinxhirin”. Kjo ishte e lehtë se gjeje një zinxhir dhe e tundje gjithë ditën, pa i prishur punë ndokujt. Mirëpo ku të gjesh një zinxhir të atillë, që t’ia japësh Kryeministrit,i cili, le vetë që s’ka punë, po na la pa punë dhe ne. Nuk i paska dalë gjithë ajo kohë për 100-vjetorin e pavarësisë, po na i shtyn afatin komisionit edhe nja tre muaj të tjera. Përse e bën këtë? Është një periudhë qetësie që ai nuk ka çfarë të thotë dhe do të merret me të vdekurit. Do të sjellë gjysmë trupa njerëzish nga bota dhe gjysmat do t’ua lërë atyre. Ne mund t’i hedhim edhe ndonjë pyetje. Sa shqiptarë të gjallë kanë marrë arratinë nëpër botë, të cilët nuk po i  përfill fare? Si duket i harroi premtimet e të gjallëve dhe po merret me të vdekurit,se ata s’kanë gojë të flasin. Deri tani nuk patëm parë Kryeministër, që të harronte trurin e vendit dhe të merrej me të vdekurit. Kjo tregon se Kryeministri nuk ka se ç’tu bëjë të gjallëve. Të deklarosh se Ahmed Zogu ishte antifashist, kur ky i bëri bajgën vendit të tij, do të thotë se nuk je normal. Nuk e morëm vesh si paska luftuar që andej nga u arratis ky mbreti Zog dhe kundër kujt luftoi. Populli s’dëgjoi krisma e as ka njohur shkenca armë të tilla, që t’i hedhin predhat nga ajo largësi ku ndodhej. I ashtuquajturi Kryeministër na flet si  të jetë në ëndërr  se ky Zogu na kishte një rend e qeveri të shkëlqyer. Përse e kishte të mirë xhandarmërinë, a e di Kryeministri? Bashibozukët e mbretit, që s’kishin as shkollë, as aftësi profesionale, shkonin nëpër shtëpitë e njerëzve të varfër dhe bënin plaçkitje në emër të një urdhri për të kontrolluar gjëra të paqena. Kush e vrau Bajram  Currin, Riza Cerovën, Avni Rustemin, Muço Kapinovën dhe përse? Se luftonin për një Shqipëri demokratike, pa terror, varfëri e vrasje? Ahmed Zogu nuk ishte vetëm një tradhtar, por edhe një kriminel, që vrau burrat më në zë të vendit. 

Kryeministri ynë ka devijuar programin e qeverisë  së tij, sepse ajo s’është më e popullit dhe vendit. Ai ka hartuar një program të vetin, të cilin e ka tejkaluar si pesëvjeçar. Të tillë program nuk e ka asnjë qeveri në botë, prandaj Ai deklaron se jemi të parët në botë. Me këtë program është njohur e gjithë bota dhe flitet se së shpejti do të vijnë të marrin eksperiencë. Programi i tij është lufta kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Në çdo dalje publike nuk na flet më për realizimin e programit të qeverisë, por vetëm për Ramën. Demokracia e trumbetuar me shumë zhurmë prej tij, demokracia e bajatit i ka futur njerëzit në urrejtje të paparë me njëri-tjetrin. I pari që urren dhe mbolli këtë farë, është i vetëquajturi Kryeministër. Ai  flet kundër njerëzve,që e kundërshtojnë për proçkat që bën, si të jetë në luftë më  serbin. A e keni dëgjuar si ulërin si të jetojë në shkretëtira, ku s’ka këmbë njeriu? Populli ka nevojë për një fjalë të ngrohtë, jo për ulërima. Dëgjoni fjalorin e bajatisur të Kryeministrit dhe gjykoni se ç’gjë të përbashkët ka me figurën e një kryeministri normal. Kryeministri na iku dhe mbetëm keq për humor e budallallëqe. Po të kishim trupat e estradave të rretheve le të ikte. Ai na bën qyfyre kur s’ia kemi ngenë. Ne na ka mërzitur, po vetë a është mërzitur e lodhur ky njeri? Kush na i bëri sebep këtë njeri që bezdisi botën dhe veten e tij? I ashtuquajturi Kryeministër flet kundër opozitës, por dhe kundër vetes së tij. Na flet për ata që shembën xhamitë e kultet e tjera fetare, kur ai kërciste duart kur i shikonte. Si  nuk tha një fjalë të paktën për organizatën e Partisë që drejtonte? A thua të besojë ky njeri tek feja? Dihet botërisht se mjekësia s’ka bërë kurrë ilaka me fenë. Atëherë si ka mundësi që ai na flet gjithë ditën për fenë?  A e keni parë kur vete e bën sikur bën homazhe në varrezat e dëshmorëve? Nuk ka më hipokrizi, kur ai nuk njeh ditën e Çlirimit që sollën këta dëshmorë, e cila është e ligjëruar nga Parlamenti shqiptar. Shqipërisë i duhet një  udhëheqës për vendin, jo këtë që na bën thirrje që të punojmë për shtëpinë e tij. Mjerë ajo qeveri që do të marrë pushtetin në qershor të vitit që vjen. Shqipëria është katandisur në atë mënyrë, që nuk ka Zot që ta vërë në binarë. U shthur shoqëria,u shkatërrua familja,u thërrmua ekonomia, avulloi truri i vendit, humbi besimi e u vendos diktatura me korrupsionin. Duhen shumë vite që ta sjellësh në terezi këtë që na bëri kryeministri. Ai iku,iku, po mjerë ai që vjen


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›