Kukes krim ne familje goditet ne koke vdes 32 vjecari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnatës së hënë në qytetin e Kukësit. Një 32- vjeçar, i identifikuar nga policia si Kreshnik Mataj, banues ne Lagjen nr.2, është qëlluar me mjete të forta në kokë, plagë të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Autori është vëllai i tij Sokol Mata, 34 vjeç. Policia e Kukësit pas zbulimit ka bërë ndalimin e autorit, i cili ka pranuar vrasjen. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes brenda familjes. Viktima është gjetur nga familjarët e tij rreth orës 00:45 më dëmtime të mëdha. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Kukësit, ku megjithë ndihmën e parë mjekësorë të dhënë, nuk ka mundur të mbijetojë. Policia e Kukësit e ka klasifikuar vrasjen si vrasje me paramendim.